BOTA

Kandidati për kryeministër në Itali: Do dëbojmë 500 mijë emigrantë

21:42 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Italia është përfshirë gjatë kohëve të fundit nga një debat i madh politik, i cili po i shërben përgatitjeve për zgjedhjet e 4 marsit. Partitë atje tashmë kanë ndezur motorët për të arritur rezultate pozitive dhe për të fituar të drejtën që të qeverisin vendin në mandatin e ardhshëm.




Edhe “Lidhja e Veriut” e ka shpallur kandidatin e saj për kryeministër, i cili është Matteo Salvini.

Në programin e saj elektoral, ajo ka nënvizuar edhe temën e emigrantëve, për të cilët thotë se nëse fiton, do të ketë masa të ashpra. Duke synuar që të vërë nën kontroll kufijtë detarë dhe tokësorë të Italisë, “Lidhja e Veriut” premton të ndjekë politika të rrepta për emigrantët klandestinë që mbërrijnë në shtetin fqinj të Shqipërisë.

“Synojmë të largojmë gjysmë milionë emigrantë të parregullt, të cilët aktualisht jetojnë në Itali. Këtë do e bëjmë duke ndjekur të gjitha rregullat normative”, ka thënë Salvini. Ai e argumenton këtë nismë me faktin se italianët nuk janë racistë, por pasojat e emigracionit të pakontrolluar janë të mëdha.

Sipas tij, nuk është e drejtë që të huajt të lëvizin në mënyrë të pakontrolluar në vend, kur miliona italianë janë në vështirësi ekonomike. Një tjetër shqetësim për Salvinin dhe “Lidhjen e Veriut” është se emigracioni po zhduk kulturën italiane.

Shumë forca politike në Itali, e akuzojnë Matteo Salvinin, se të gjitha këto janë justifikime dhe se ai dhe partia e tij, kanë ndjenja të forta raciste. Nëse premtimet e “Lidhjes së Veriut” bëhen realitet, atëherë kjo gjë do të ndikojë negativisht edhe tek shumë shqiptarë të cilët Italinë, e kanë atdheun e dytë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.