LIFE STYLE

Komedia që për pak u kthye në tragjedi, aktori dhunohet në skenë

17:53 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komediani Steve Brown ka folur për herë të parë pasi u sulmua dhunshëm gjatë shfaqjes së tij në The Comedy House në Karolinën e Jugut mbrëmjen e së dielës.




Komediani zgjodhi burrin e ulur në rreshtin e parë për të bërë një shaka por mesa duket ai nuk ishte në humor të mirë.

Burri iu kthye duke hipur në skenë e më pas filloi ta sulmonte. Ai e goditi me mbajtësen e mikrofonit dhe më pas i gjuajti me një stol druri.

Brown sqaroi incidentin me anë të një video në Instagram. “Më lejoni t’iu them. Ky sulm i paprovokuar që më ka ndodhur është një kujtesë se pse në këto skena komedie duhet të ketë një siguri të mirëfilltë profesionale për të na mbrojtur artistët që sjellin për pronarët e këtyre skenave kaq shumë para. Kjo mund të kishte përfunduar në mënyrë të tmerrshme.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.