SPORT

Kovaçi: Duhet ristrukturuar e gjithë peshëngritja

16:58 - 23.01.18 Jeton Selimi
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Situata në sportin shqiptar dhe më konkretisht është e rëndë. Bëhet fjalë për një nga sporte elitare, në gjendje të sjellë shumë medalje dhe të ngrejë laert flamurin kombëtar. Në një gjendje të tillë të rëndë, natyrisht që fjala shkon për veteranët e sportit, dhe një prej tyre, Zef Kovaçi, është vërtet i shqetësuar për atë që po ndodh në peshëngritje, ndërsa deklaron se gjithçka ka ardhur si pasojë papërgjegjshmërisë në kryrjen e detyrave nga i gjithë komuniteti.




“Jemi popull i vogël, sport kemi pak e medalje kemi vetëm këto! Të thuash që federata kishte në dorë ta shmangte tingëllon si akuzë dhe kur ndodh është e lehtë të akuzosh. Por gjithçka rrjedhi në seri. Aty ku nuk ka disiplinë, ku kontrollet anti-doping janë fiktive, gjëra të këtilla mund të ndodhin,” deklaroi për “Gazetën Shqiptare” Zef Kovaçi, trajneri aktual i Erkand Qerimajt. Kovaçi merr në mbrojtje sportisten Romela Begaj. Në gjykimin e tij, ajo është viktima e një situate të përshkallëzuar që vijon prej vitesh, situatë që asnjëherë nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga ata që duhej t’i përkushtohen pafund këtij sporti. “Mua më vjen keq për diçka. Më e dëmtuara është Romela Begaj. Ajo është viktima. gjithë ne të tjerët duke filluar nga unë i pari flasim kot. Situata të tilla ka pasur dhe në të shkuarën, por nuk kemi pasur kurrë një analizë për të nxjerrë shkaqet. Këtu nuk flitet për të dënuar njerëzit, por për të fituar përvojë për të ardhmen”.

Por a kanë ndodhur në të shkuarën situata ku sportistët kanë qenë të detyruar të marrin substanca të ndaluara nën presionin e drejtuesve të FSHP-së? Natyrisht që aludime ka pasur, por kurrë të konfirmuara. Edhe Zef Kovaçi deklaron se raste të tilla, por jo nuk vlen për Romela Begajn.

“Në të shkuarën kanë ndodhur raste të tilla, por nuk mund ta themi diçka të tillë për këtë rast. Mua më vjen keq pasi është situatë e përsëritur për sportisten, sërish në Greqi dhe sërish te Luan Shabani, kur vetë presidenti i federatës deklaroi se asnjë shtangist nuk do të shkonte më atje,” thotë Kovaçi.

“Siç e thashë, tani është e lehtë të ngresh gishtin e akuzës, por për mua dorëheqja e bordit ishte një hap i mirë. Natyrisht që edhe ata kanë përgjegjësi. Karriera e sportistes tashmë ka marrë fund, pasi në rast përsëritjeje dënohesh me 5 vite, praktikisht të rrënohet karriera.”

Trajneri i mirënjohur deklaron se tashmë është radha e shtetit që të ndërhyjë, pasi kudo në botë në situata të tilla, është ministria e linjës që mbikqyr gjendjen, ndërsa për të ardhmen deklaron se duhet bërë ristrukturim i federatës, por askush nuk duhet të nxitohet, pasi gjërat duhen ndërtuar nga themelet.

“Në këtë situatë duhet të ndërhyjë shteti. Ne kemi raste plot në shtete të fuqishme që kanë shumë më shumë sportistë elitarë, të cilët sa herë kanë probleme të tilla, është shteti që ndërhyn, por në rastet e sportistëve tanë, ministria e linjës qëndron pasive. Nevojitet ristrukturin.

Çdo gjë duhet të nisë nga themelet. Nuk mund të bëhen më zgjedhje ku të mungojë 1/3-ta e klubeve. Por kjo gjë nuk mund të bëhet shpejt e shpejt meqëese Europiani është në shteg. Gjërat duhen bërë siç duhet dhe të gjithë bashkë duhet të punojmë që peshëngritja të rikthehet më e fortë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.