POLITIKË

Kryemadhi thirrje të rinjve: Mos u dorëzoni, protestoni

19:01 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E pranishme në Konferencën studentore të kësaj force politike, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, u ka bërë thirrje  gjithë studentëve të mos ndalojnë së protestuari.




Sipas saj, klasa politike këto 27 vite ka prodhuar vetëm demagogji, prandaj studentët duhet të marrin vendin në dorë.

Kryemadhi, tha para të rinjve se ata nuk duhet dorëzohen nga kërcënimet apo të shiten e blihen.

Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit:

“Ju studentëve ju kërkoj më dorë në zemër, mos u nënshtroni, mos u dorëzoni. Se duke qenë  bashkë do të fitoni një Shqipëri siç e duam ne. Do t’ju dhunojnë, t’ju intimidojnë, tju blejnë, do t’ju kërcënojnë  familjarët por kurrë mos u dorëzoni.

Ky flamur është i të gjithëve atyre që luftuan për këtë vend, i këtij vendi që Edi Rama kërkon ta kthejë në vend të krimit.

Ju them me dorë në zemër mos u dorëzoni, se vetëm ju mund ta ndaloni këtë njeri që po e shet Shqipërinë.

Sot më shumë se kurrë ju dhe miqtë tuaj me prindërit tuaj mos u ndaloni, thërrisni për të dalë në shesh për të protestuar për të ardhmen tuaj.

Kjo klasë politike është e mbaruar. Ne 27 vite prodhoi demagogji, Ka ardhur koha që t’ju tregoni kësaj klase politike se e ardhmja është në dorën tuaj,” tha Kryemadhi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.