AKTUALITET

“Ku i ka fshehur lekët babi?”, grabitësit dhunojnë djalin e vogël

14:38 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shtëpi në fshatin Cakran të Fierit ka rënë ‘pre’ e gravitësve. Po sikur të mos mjaftonte kjo, hajdutët kanë dhunuar dhe djalin 8-vjeçar, ndërsa i kanë kërkuar me insistim atij vendndodhjen e parave.




Duke qenë se nuk i kanë gjetur, ata kanë lënduar të miturin, duke e çarë në dorë, vetëm e vetëm që ai t’u tregonte vendndodhjen e parave. Pasi nuk i kanë gjetur paratë, hajdutët janë larguar.

Uniformat blu të Fierit kanë bërë të ditur se dy persona të paidentifikuar janë futur në banesën e shtetasit L.H, 42 vjeç dhe kanë dhunuar fëmijën e tij 8-vjeçar.

Mësohet se fëmija është dërguar në spital, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm, ndërsa tashmë ndodhet në banesë.

Ndërkaq, policia po punon për identifikimin e autorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.