KULTURË

Kumbaro me drejtorin e ri: Konkurs ndërkombëtar për godinën e Galerisë Kombëtare  

17:08 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është prezantuar sot zyrtarisht drejtori i ri i Galerisë Kombëtare të Arteve, Erzen Shkololli.Shkololli u prezantua pëpara stafit të GKA nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Zv/Ministrja Valbona Shujaku. Pasi falënderoi ish drejtorin Artan Shabani për bashkëpunimin në këto 4 vite, Kumbaro i uroi suksese drejtorit të sapo emëruar duke e cilësuar këtë si një moment të ri për institucionin kombëtar të artit pamor i cili i prin edhe një nga projekteve më të rëndësishme, atij të rikonstruksionit të Galerisë.




Ndër të tjera, Ministrja e Kulturës tha se “sot fillojmë një etapë të një bashkëpunimi të ri, duke  prezantuar drejtorin e ri të GKA-së,  zotin Erzen Shkololli, i cili njihet në hapësirën e artit të Shqipërisë, të Kosovës, të rajonit, por edhe përtej rajonit tonë, si një nga menaxherët më të suksesshëm, si një artist me shije të hollë edhe elegante, që e ka treguar se çfarë është në gjendje të bëjë në krye të një Galerie Kombëtare”.

Kumbaro u shpreh e lumtur mes dy prishtinalinjve ashmë tiranas, Valbona (Zv/Ministre e Kulturës) edhe Erzeni (drejtor i GKA).

Sipas saj, kjo është prova më e mirë, se arti edhe kultura nuk njohin kufij administrativë, dhe se kanë nevojë për skena shumë më të mëdha se një qytet apo një republikë.

“Ja ku jemi sot për të hapur skenën dhe për të mbështetur në mënyrë institucionale artin dhe kulturën.  GKA është një ndër tre institucionet që këtë vit janë prioritet qeveritar dhe  do të jemi sëbashku për të realizuar një projekt nga e para për rehabilitimin e GKA-së. Puna tashmë ka filluar për të shkuar drejt një konkursi ndërkombëtar të një projekti të ri siç do të veprojmë edhe me Muzeun Historik Kombëtar. Duke i uruar punë të mbarë drejtorit të ri, e sigurojmë atë se do t’i gjendemi pranë gjatë punës së tij”, u shpreh Ministrja e Kulturës.

Ndërsa drejtori i ri Shkololli shprehu mirënjohjen për besimin që qeveria shqiptare i dha në drejtimin e GKA-së dhe theksoi se puna e tij do të fokusohet në rritjen e nivelit të prezantimit të artit shqiptar jashtë kufijëve.

“Është një nder i veçantë për mua, emërimi nga Qeveria e Shqipërisë, që të jem drejtues i Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë. Besoj se në këto momente skena artistike, arti shqiptar dhe Shqipëria vet, marrin një kahje të jashtëzakonshme në skenën artistike ndërkombëtare. Mendoj se vizioni im për këtë galeri, do të jetë po ky aspekt,  ku do të shtyjë artin pamor që të ketë këtë hov në skenën ndërkombëtare, por gjithmonë dhe asnjëherë pa i harruar talentet vendorë, që besoj se kanë kontribuar më së miri me produktin më të mirë, që mundet ti jap dikush shtetit në nivel ndëkombëtar. Besoj se kjo është qasja që GKA duhet të fyrmojë në të ardhmen, për vitet që na presin”, u shpreh Shkololli

Erzen Shkololli është artist dhe kurator. Nga viti 2011 deri në vitin 2015 ka drejtuar Galerinë Kombëtare të Kosovës, periudhë gjatë së cilës mundësoi pjesëmarrjen për herë të Kosovës në Bienalen e Venecias. Gjithashtu në krye të fondacionit “Unë e du Kosovën” ka punuar për nxitjen e zhvillimit kulturor e social përmes mbështetjes në fushën e kulturës, trashëgimisë, teknologjisë dhe sporteve në Kosovë. Në aktivitetin e tij si kurator Erzen Shkololli ka kuruar një numër të madh ekspozitash si në Kosovë, Shqipëri dhe Europë, sëfundmi si këshilltar kuratorial i ekspozitës “Dokumenta 14”, e cila u hap vitin që shkoi në Athinë dhe Kassel.  Gjatë vitit 2016 Shkololli ka qënë këshilltar kuratorial në Tiranë në Qëndrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeminisë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Artistë, Aktorë, Kuratorë Njerëz, më lexoni mua! Shikoni artin tim! Dëgjoni dhe mësoni nga ligjeratat që jap kudo në botë! Kopjoni por më citoni kur voyeuroni tezat e mia mbi filozofine, spektaklin, teatrin dhe artin bashkëkohor! Kryesherbëtori ka patur të drejtë për mua dhe Eljanin. Rilindja dështoi por ama nxorri në pah një kritik arti, dhe ai jam unë, por edhe një artist bashkëkohor dhe ai është Eljan Tanini. Të tjerët janë qorra, kavje, muter si Shkololli.

    Përgjigju ↓