KULTURË

Lonely Planet: Shqipëri, në rrezik kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit

16:35 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i keq për turizmin dhe trashëgiminë kulturore shqiptare. “Lonely Planet” ka publikuar një lajm ku duke cituar Europa Nostra-n i rendit kishat e Voskopojë dhe Vithkuqit mes 12 siteve të rrezikuara të 2018-ës, sikundër edhe Gjirokastrën për të cilën jep linkun ku mundtë lexohet lista e Europa Nostrës.




Ndonëse ka qenë një organizatë shqiptare që e ka bërë nominimin, tanimë, kishat postbizantine dhe siti i Gjrokastrës, mbrojtur nga UNESCO, të vëna nga Europa Nostra në listë rreziku duket se do bëjnë xhiron me mediave që merren kryeisht me turizmin.

Nën titullin “Sitet e trashgëimisë kulturore më të rrezikuara në Europë tani në qendër të vëmendjes”, Lonely Planet thotë se janë 12 monumente janë shtuar në listën e shkurtër të këtij viti për vendet më të rrezikuara të trashëgimisë së Evropës.

“Sitet e nominuara janë në dhjetë shtete të ndryshme dhe ekzistenca e tyre është në rrezik; disa nga neglizhimi, ose nga keqmenaxhimi, zhvillimi apo thjesht nga  mungesa e burimeve”, shkruan LP, gjigandja amerikane e turizmit Lonely Planet.

“Kjo  listë e shkurtër është, para së gjithash, një thirrje për veprim”, është shprehur Denis de Kergorlay, Presidenti Ekzekutiv i Europa Nostrës. “Ne nxisim palët publike dhe private në nivel lokal, kombëtar dhe evropian të bashkojnë forcat për të shpëtuar pjesë të  trashëgimisë që tregojnë historinë tonë të përbashkët dhe që duhet të ruhen për gjeneratat e ardhshme”.

“Lista u hartua nga një panel ekspertësh, me njohuri për fusha si historia, arkitektura, konservimi dhe arkeologjia. Secili prej vendeve u zgjodh si për vlerën e tyre unike kulturore dhe për shkallën e e rrezikut me të cilin përballen. Ekspertët gjithashtu besojnë se secili prej siteve ka aftësinë për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik për komunitetin lokal”, shkruan Lonely Planet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.