Kryesore

“Mos më vrit”, Ariela iu lut Aldisonit. Ishte e lidhur prej 4 vitesh, por u ndanë…

11:14 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur kanë kaluar dy ditë nga vrasja e Ariela Muratit, e cila u vra 23-vjeçari Aldison Belulaj, të tjera detaje kanë dalë në dritë.




Burimet thanë se Ariela Murati e Aldison Belulaj kanë qenë të lidhur prej 4 vitesh, raporton “News24”.
Mësohet se dy të rinjtë ishin ndarë para dy muajsh, pikërisht në nëntor të 2017-ës dhe se Ariela përpara 10 ditësh kishte ndërruar numrin e celularit.

Arielën ditën e ngjarjes e kanë kapur tre plumba, në kokë, këmbë dhe dorë.

Nga sa mësohet, kohët e fundit Ariela po shoqërohej me një djalë tjetër dhe Alsidoni ishte në dijeni. E kjo dyshohet, se ka çuar të ndërmarrë veprimin tragjik, vrasjen e 21-vjeçares.

Mësohet se studentja Ariela Murati ka bërtitur ‘Mos më vrit’, duke iu përgjëruar Aldisonit. Kaq është dëgjuar, pasi motra dhe kushërira janë distancuar nga debati që ka pasur Ariela me 23-vjeçarin.

Pas krimit, Belulaj ka tentuar vetëvrasjen dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës.

Një ditë më parë Ariela Muratit iu dha lamtumira e fundit në Zharrëz të Fierit. Ndërsa sot studentët e Drejtësisë zhvilluan një marshim homazh dhe ndezën qirinj dhe vendosën lule në vendin ku 21-vjeçarja u vra nga ish-i dashuri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.