AKTUALITET

Paralajmërimi i sinoptikanëve! Kujdes gjatë javës, ja sa do të ulen temperaturat

16:49 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sinoptikanët shprehen se gjatë kësaj jave temperaturat do të pësojnë ulje. Edhe pse me diell edhe me mot të kthjellët në po thuajse gjithë territorin, temperaturat do të zbresin në  – 6°C në zonat malore dhe në – 3°C në zonat e ulëta, bën me dije Metoalb.




“Rikthehen kthjellimet në të gjithë vendin, duke përjashtuar ekstremin Verior ku do ketë vranësira lokale. Edhe pasditja mbetet me mot të kthjellët dhe të ftohtë.

Temperaturat e ajrit gjatë mëngjesit luhaten nga –3°C në 1°C në zonat e ulëta dhe bregdet por zbresin në – 6°C në zonat malore; mesdita vijon me temperatura të ulëta, deri 4°C në zonat malore dhe deri 12°C në bregdet,” shkruan Metoalb.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.