AKTUALITET

PD e akuzoi se është dënuar dy herë, reagon kandidati i KLGJ: Ja e vërteta

15:14 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas denoncimit të PD, ka reaguar Altin Hazizaj, kandidati i përzgjedhur dje me short nga shoqëria civile për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.




Këshilltari i PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh sot se kandidati për KLGJ nga shoqëria civile, Altin Hazizaj, është dënuar dy herë me vendim të formës së prerë për dy vepra penale.

Duke nxjerrë një shkrim që daton herët kur ai ishte 22 vjeç, Hazizaj, thekson se nuk kam aplikuar për politikan, por për një njeri që kërkon të ndryshojë përfundimisht drejtësinë në këtë vend.

REAGIMI I PLOTE I HAZIZAJT

Ka disa ceshtje qe nuk duhen bere asnjehere politike, por qe me c’duket nuk i shpetuam dot. Per te gjithe miqte dhe koleget gazetare, qe i falenderoj per korrektesine ne raportim keto dy dite, ky lajm dhe link do t’i ndihmojne per te kuptuar dhe sqaruar te verteten! Organizatat me prestigjoze te te drejtave te njeriut dhe te te drejtave te gazetareve, shkruajne per Altin Hazizaj, ne ate kohe nje gazetar 22 vjecar, qe luftonte me nje sistem autoktratik qe kishte kufizuar cdo liri te njeriut! Ky eshte fakti ne nje nder periudhat me te errta te historise se Shqiperise! Pjesa tjeter eshte politike dhe une nuk kam aplikuar per politikan, por per nje njeri qe kerkon te ndryshoje perfundimisht drejtesine ne kete vend!

January 31
Altin Hazizaj, Koha Jone, I BURGOSUR

Hazizaj, nje gazetar i gazetes me te madhe te perditshme te pavarur, , Koha Jone, u arrestua dhe u akuzua per mos bindjen ndaj urdhrave te policise teksa po perpiqej te hynte ne nje ndertese. Hazizaj po raportonte nje perpjekje te policise per te larguar me force ish te burgosurit politike, te cilit kishin banonin ne menyre te paligjshme ne nje ndertese te paperfunduar ne Tirane. Ne skenen e ngjarjes policia sekuestroi filmin dhe aparatin fotografik te fotografit Genc Shkullaku. Ne 2 Shkurt , pasi CPJ dhe nje sere organizatash nderkombetare protestuan per ndalimin e tij, Hazizaj u la i lire me vendim gjykate. Hetimet ndaj gazetarit vazhdojne dhe ai duhet te raportoje tek autoritetet dy here ne jave!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.