POLITIKË

PD e akuzoi si informator i Sigurimit të Shtetit, Kozma Jano: Kjo është e vërteta

18:44 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Kozma Jano ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, të cilët nxorën një dokument ku shkruhej se ai kishte qenë informator i Sigurimit të Shtetit gjatë kohës që mbante detyrën e efektivit të policisë në Portin e Durrësit, shkruan shqiptarja.com




Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Jano mohon të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ndërsa akuzat e PD i cilëson shpifje. “Nuk jam përfshirë në asnjë marrëdhënie me Sigurimin e Shtetit, por as si individ dhe as në ushtrimin e profesionit tim, nuk kam dëmtuar asnjë person, në asnjë lloj forme, si gjatë diktaturës ashtu edhe gjatë demokracisë“.

“Letra e bakallit me sfond të zi dhe “stilolaps blu” që u publikua sot, është një sajesë e shkruar me dorën e atyre që akuzuan, vetëm e vetëm me qëllimin e përballjes së emrit tim”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.