AKTUALITET

Piktori me autizëm, Drini Sallaku çel ekspozitën me 20 vepra në Liceun Artistik

11:43 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Piktori 19-vjeçar me autizëm, Drini Sallaku ka çelur ekspozitën e tij këtë të premte, në ambientet e Liceut Artistik në Tiranë.




Nëpërmjet të vetmes urë që ai ka krijuar me botën, pikturës, ka përcjellë te të gjithë të pranishmit ndjenjat, emocionet përmes 20 tablove shumëngjyrëshe plot shpresë e gjallëri. Ndërkaq, djaloshit autik, pas shumë peripecish i është rikthyer buzëqeshja e tashmë ndihet krenar e i lumtur që më në fund është në vendin që i takon, pranë nxënësve, mësuesve dhe shokëve të tij.

E pranishme në këtë aktivitet ka qenë edhe komisioneria për mbrojtjen nga diskriminimi, Mirela Rrumbullaku si dhe dasha-mirës të Drinit e artit të tij. Nëna e djaloshit, Edlira Sallaku shprehet tepër e kënaqur për realizimin e kësaj ekspozite dhe thekson se tashmë Drini është i lumtur.

“Jam shumë e kënaqur për realizimin e kësaj ekspozite, ku Drini kishte pranë mësuesit, drejtoreshën e Liceut, bashkëmoshatarët e tij dhe shumë të tjerë. Vetë fakti që ai mund të prezantonte punimet në Lice, aty ku po studion, tregon një progres.

Drini tashmë është i lumtur e ndihet krenar, gjatë gjithë kohës vetëm ka buzëqeshur teksa të ftuarit admironin artin e tij”, – tregon Edlira Sallaku për “GSH”.

Deri më tani Drini Sallaku, djaloshi me aftësi të veçanta i spektrit autizëm ka realizuar edhe 6 ekspozita të tjera ku kanë qenë të pranishëm edhe profesionistë arti, që e kanë vlerësuar maksimalisht talentin e tij. Madje, disa prej pikturave të tij kanë arritur deri në galeritë e Nju Jorkut në SHBA.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.