Show-Bizz

“Po bëj realitet këngët e Noizy-t”, Ermal Mamaqi mes dy shqiptarëve më të pasur

17:06 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm pak ditë më parë, reperi Noizy publikoi këngën e tij më të re të titulluar “Gjuha e kampionit”, në tekstin e së cilës ra në sy përmendja e dy personazheve të rëndësishëm.




Në vargjet e këngës, Noizy shprehej se nuk kishte ëndrra në sirtar, por misione si Nazif Destani dhe se darkonte me Samir Manen.

Destani dhe Mane njihen si dy nga biznesmenët më të fuqishëm shqiptarë: i pari i cilësuar si shqiptari më i pasur në botë me një pasuri prej më shumë se 3 miliardë dollarësh, ndërsa i dyti, për disa vite rresht ka rezultuar biznesmeni më i pasur në Shqipëri.

Të dy këta emra të rëndësishëm kanë qenë të ftuar nderi në eventin “Oda” të mbajtur tre ditë më parë në Pallatin e Brigadave, ku dhe kanë qëndruar në shoqërinë e moderatorit Ermal Mamaqi.

“Ja, duke bërë realitet këto këngët e Noizy-t”, – ka shkruar Mamaqi në Instagram, në përshkrimin e fotos ku ai shihet mes Manes dhe Destanit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.