AKTUALITET

Prokuroria paraqet provat filmike dhe përgjimet ndaj Shullazit: Janë hetuar dy grupe kriminale

16:16 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka përfunduar seanca e radhës gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit, në të cilën Prokuroria ka paraqitur 19 faqe shkresore në Gjykatë.




Mësohet se Prokuroria ka prezantuar provat për dy grupe kriminale, atë të Emiljano Shullazit dhe të Lulzim Berishës.

Burime për “Gazetën Shqiptare” bëjnë të ditur se këto materiale të prokurorisë, kanë të bëjnë me prova të karakterit pamje filmike, procesverbalë dhe përgjime ambientale e telefonike.

Të njëjtat burime saktësuan se bëhet fjalë për veprimtarinë kriminale të Shullazit dhe Berishës, ky i fundit i liruar me kusht nga gjykata.

“Fillimisht u hetuan dy grupe kriminale. Policia ka referuar emrat e Emiljano Shullazit dhe Lulzim Berishës. Hetimi për Shullazin nisi në shkurt të vitit 2017.” thuhet mes të tjerave në shkresën e Prokurorisë.

Nga ana e tij, avokati i Shullazit tha se Prokuroria me provat që paraqiti nuk po bën punën siç duhet, duke i cilësuar materialet shkresore si prova të marra nga “Google”.

Seanca e radhës ndaj Shullazit pritet të mbahet në 30 janar, ndërkohë që tashmë kjo çështje po zvarritet me vite, me të akuzuarin për veprën penale të “Gjobëvënies”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.