AKTUALITET

Qëllohet me thikë, 21-vjeçari nga Durrësi në gjendje të rëndë

15:19 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 21-vjeçar nga Durrësi ndodhet në gjendje të rëndë pasi gjatë një konflikti është goditur me thikë nga një i mitur.




Shkak i konfliktit mes dy të rinjve kanë qenë për motive të dobëta, e cila më vonë çoi deri në përdorimin e thikës.

Autori i ngjarjes është arrestuar menjëherë nga policia e Durrësit, mbi të rëndojnë akuzat, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë:

Plagos me thikë një shtetas për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë autori. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: S.S. 16 vjeç, banues në Durrës. Shtetasi i mësipërm, më datë 23.01.2018, rreth orës 10:30 në lagjen Nr.16, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin A.K. 21 vjeç, banues në Durrës. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës(thikë).

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.