BOTA

Rriten tensionet, SHBA i jep ultimatum Turqisë

14:08 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, i bëri thirrje Turqisë të përmbahet nga ofensiva e saj kundër milicisë kurde në Siri.




“I marrim shumë seriozisht shqetësimet legjitime të Turqisë për sigurinë dhe jemi të përkushtuar të punojmë për to me aleatët e NATO-s”, tha Mattis në Xhakartë, në fillim të një turneu aziatik.

“I bëjmë thirrje Turqisë të permbahet nga aksioni ushtarak dhe retorika”, shtoi ai.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, është zotuar se do ta intensifikojë ofensivën kundër policisë kurde në Sirinë fqinje.

Turqia e konsideron policinë si grup terrorist dhe si degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), e cila do autonomi për kurdët brenda Turqisë.

Policia kurde në Siri e mohon çdo lidhje m PPK-në.

Kjo polici, e cila kontrollon territore të mëdha në verilindje të Sirisë, ka qenë aleat kryesor i SHBA-së në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik atje.

Ankaraja kërkon tani që t’i jepet fund aleancës, duke thënë se lufta kundër Shtetit Islamik ka marrë fund.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbeten të përqendruara në luftën kundër Shtetit Islamik”, tha Mattis.

Forcat turke kanë nisur ofensivën kundër policisë kurde në Afrin të shtunën. Mijëra civilë raportohet se kanë ikur nga zona. /REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.