BOTA

SHBA/ Breshëri plumbash brenda shkollës, vdes një nxënës dhe plagosen 5 të tjerë

16:23 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sulm me armë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Kentaki, Shtetet e Bashkuara, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një student dhe janë plagosur 5 të tjerë.




I dyshuari është arrestuar nga policia sipas guvernatorit Kentucky Matt Bevin, i cili konfirmoi ngjarjen tragjike duke thënë se një person është raportuar zyrtarisht i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur.

Agjencia lokale e lajmeve ‘Marshall County Daily’ raporton se shkolla është mbyllur dhe në vendngjarje ka forca të shumta policore.

Ky është rasti i dytë gjatë 24 orëve të fundit, pasi të hënën, një vajzë adoleshente u qëllua nga një djalë adoleshent në lokalin e shkollës së mesme në Teksas.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.