Nostalgji

Shumë urime për çiftin Gjebrea. Elsa Lila zgjat flokët

14:00 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Shumë urime për çiftin Gjebrea. Elsa Lila zgjat flokët




Shumë urime për çiftin Gjebrea
Thonë që asnjëherë nuk është vonë për një tjetër fëmijë dhe për çiftin Gjebrea është vërtetë kështu. Pas shumë vitesh pas lindjes së djalit të tyre Jon, prej disa ditësh është mësuar lajmi që Arditi dhe Anila janë në pritje të një tjetër fëmije. Pra pas pak muajsh, familjes Gjebrea do t’i shtohet një tjetër pjesëtar për të cilin duket se ka mjaft entusiasëm. Siç shihet dhe nga kjo foto bashkëshortja e kantautorit Gjebrea është shumë e lumtur dhe merr urime pafund nga të njohurit. Nga ana tjetër, Arditi është në një fazë intensive pune me projektet që ka lidhur me programin që do të transmetohet çdo të dielë në televizionin Klan, dhe lajmi për një tjetër bebe pas shumë vitesh pas lindjes së Jonit, e ka gëzuar jo pak.

Elsa Lila zgjat flokët
Nuk është e thënë që Elsa Lila të vijë në Shqipëri vetëm kur e ftojnë apo i propozojnë të jetë pjesëmarrëse në ndonjë program televiziv apo më gjerë. Ja tek ka mbërritur këtu edhe për pushime. Dhe siç duket ato i ka kaluar shumë mirë pranë të afërmve të saj në Tiranë. Por përsëri ftesat për të nuk mungojnë teksa mësojnë se Elsa është këtu. Ja ku ndodhet teksa është përgatitur për të qenë e pranishme në një tjetër aktivitet, e veshur mjaft serioze me një kostum në ngjyrë rozë. Mesa shihet edhe nga foto, këngëtarja simpatike këtë herë ka vendosur vërtet të zgjasë flokët për t’iu rikthyer look-ut të disa kohëve më parë.

Ky shkrim u botua më 6 shtator 2008


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Shenimin se kur eshte botuar ky shkrim,duhet ta vendosni ne fillim,jo ne fund te shkrimit.Pastaj,po deshet,na jepni shkrime te botuara edhe perpara vitit 2000.

    Përgjigju ↓