LIFE STYLE

Skandali, gratë në Shqipëri preferojnë abortin nëse mësojnë se do lindin vajzë

15:24 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilli i Evropës ka zbuluar së fundmi se aborti selektiv në bazë të gjinisë së fëmijës është duke u praktikuar gjerësisht në Shqipëri dhe rezultati është në rritje midis numrit të djemve dhe atij të vajzave.




Statistikat e fundit tregojnë se për çdo 100 vajza shqiptare lindin 112 djem. Në rritjen natyrore demografike, numri i vajzave e tejkalon numrin e djemve.

Këshilli i Evropës paralajmëron se përzgjedhja selektive e abortit në bazë te gjinisë së fëmijes, një fenomen i përhapur dikur kryesisht në vendet aziatike, është bërë popullor sot në Evropë, veçanërisht në Shqipëri, Armeni, Azerbaixhan dhe Gjeorgji.

“Tradicionalisht familjet shqiptare kanë favorizuar djemtë ne krahasim me vajzat për dy arsye kryesore: trashëgimia e emrit të familjes dhe perspektiva e djemve që rriten për t’u bërë shtylla e shtepise per të siguruar bukën”, citohet një raport i vitit 2005 nga Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP), raporton “lifesitenews.com”.

Aborti në Shqipëri u ligjërua në vitin 1995 pas rënies së qeverisë komuniste. Tani ai lejohet deri në javën e 12-të të shtatzënisë.

Ne shkrim citohet edhe gjinekologia Rubena Moisiu, e cila ka thënë se: “Nuk ka statistika të sakta, por bazuar në sondazhet tona të bëra në klinikën më të madhe gjinekologjike në vend, vetëm në vitin 2010 ishin 470 aborte, shkaqet kryesore të të cilave ishin arsyet ekonomike, deformimet dhe gjinia e fetusit”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.