SPORT

Titulli i hequr i Skënderbeut, ja çfarë vendosi KAS në seancën e djeshme

09:48 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skënderbeu dhe FSHF janë përballur dje në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, pas apelimit të klubit korçar kundër vendimit të Komisionit të Etikës, që u hoqi bardhekuqve titullin e sezonit 2015- 2016 me një vendim të datës 23 qershor 2017.




Fillimisht ishte UEFA që dënoi korçarët me një vit mospjesëmarrje në Europë (më 5 korrik 2016), në një kohë që Komisioni Juridik i FSHF-së mori një vendim vetëm një vit më pas.

Skënderbeu vendosi apelimin në KAS dhe pikërisht të hënën u mbajt seanca dëgjimore. Mësohet se vendimi i KAS-it të Lozanës mund të zgjasë, por gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që të jepet edhe brenda këtij muaji.

Në Korçë janë besimplotë se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të hedhë poshtë vendimin e Etikës. /PanoramaSport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.