Show-Bizz

Tortë, tullumbace dhe dedikim… Gruaja dhe i biri e presin ëmbël Lorik Canën

12:21 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tullumbace në formë zemre të vendosura në një pjesë të shtëpisë, tortë…dhe mbishkrimi ‘Mirëserdhe në shtëpi babi’! Kjo pritje kaq e ngrohtë i është bërë ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana, nga bashkëshortja e tij, Monika dhe djali Bojken.




Prej disa kohësh, Loriku së bashku me familjen e tij janë zhvendosur në kryeqytet, Tiranë. Mirëpo, gjatë këtyre ditëve Lorikut i është dashur të largohej për disa ditë në Amerikë. Por momenti i kthimit në shtëpi mezi është pritur nga bashkëshortja dhe djali, të cilët i kanë bërë edhe surprizën e ëmbël.

Ka qenë ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit Lorik Cana, ai i cili në rrjetin social ‘Instagram’ ka postuar disa foto nga pritja që bashkëshortja dhe i biri kishin përgatitur për të.

Nuk kishte se si të mbyllej pa një dedikim nga Loriku, i cili i ka shprehur edhe njëherë dashurinë bashkëshortes së tij: Të dua Monika!

E ku ka më bukur…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.