POLITIKË

VIDEO/ Rama merr edhe timonin e anijes: Hë nga ta çoj, majtas, apo djathtas…

13:28 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas “timonit” të qeverisjes, Kryeministri Edi Rama ka provuar këtë të martë edhe timonin e anijes. Këtë gjë e ka bërë nga Durrësi, në një takim me peshkatarët e këtij qyteti.




Sigurisht që shefi i qeverisë nuk mund të kursente as batutat dhe humorin me peshkatarët, në momentin që ata i dorëzuan timonin e një prej anijeve të peshkimit.

“Hë nga ta coj, majtas, apo djathtas…”

Më tej shefi i qeverisë thumboi edhe demokratët për të cilët tha

“Kjo i la mbrapa demokratët se mateshin me Gjermaninë, ia thashë, e kanë gjet, demokratët që janë punëtorë e kanë zgjidh, punët ia zgjidhim ne, shpirtin demokratik e tregojnë me protesta kundër nesh në kohën e lirë, hajde te kryeministria atje poshtë të paktën të kem ty atje”

Mes të tjerave, Rama tha se po punohet për kthimin përfundimtar të Portit të Durrësit nga një hapësirë kaotike jahtesh e varkash, në një port të mirëfilltë për peshkatarët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.