Kryesore

Akuzohet për vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku, Mikel Shallari kërkon…

10:24 - 24.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është shtyrë seanca gjyqësore për Mikel Shallarin. Kjo pasi nuk u paraqit avokati i të dyshuarit të vrasjen e ish-komisarrit, Artan Cukut, i cili kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë.




Mikel Shallari dyshohet se është paguar për vrasjen e Cukut, ndërsa ndodhet në “Arrest me Burg”.

Kërkesa

Do të shqyrtohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda kërkesa e Mikel Shallarit, i cili është dhe i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku.

Mikel Shallari ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë, ndërsa pritet që të nisë dhe seanca gjyqësore ndaj tij.

Ndaj të dyshuarit për vrasjen e Artan Cukut, fillimisht u vendos masa “arrest me burg”, por ai në nëntor 2017-ës kërkoi ndryshim të masës në sigurisë në “detyrim paraqitje”.

Mirëpo, në seancën e fundit të zhvilluar në nëntor, gjykata e rrëzoi kërkesën e tij, duke bërë që Shallari të mbetet sërish në burg.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.