Show-Bizz

Poston foto çift në “Instagram”, Dona Pjetri: Po, jam e dashuruar!

12:01 - 24.01.18 Pamela Aliaj
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo është një ndër personazhet më të lakuar në mediat rozë edhe pas largimit nga shtëpia më e madhe në Shqipëri, “Big Brother Albania 9”.




Dona Pjetri, vajza nga Shkodra, pikasi në shtëpinë e “Big Brother” së bashku me Musën si një ndër çiftet e preferuar për publikun.

Tashmë pas daljes të dy kanë nisur një jetë të re larg kamerave që e vëzhgonin 24 orë. Në një intervistë ekskluzive për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”, Dona ka folur për jetën e saj jashtë shtëpisë, mosmarrëveshjen që pati me një nga banoret e tjera të “Big Brother” si dhe e vërteta që fshihet pas fotos së postuar nga Fjorentina, ku ajo shfaqej çift. Për më tepër në intervistën e mëposhtme:

Jeni një nga ish-banoret e “BB 9”. Sa dhe si ka ndikuar, ose ndihmuar eksperienca në shtëpinë më të famshme në Shqipëri në jetën tuaj?

Eksperienca e “BB 9” më ka ndihmuar pak në jetën time. Mund të them më hapen dyert pak më thjesht se më përpara, por jo ndonjë gjë e madhe.

Ju kemi parë edhe më parë, por gjithashtu edhe tani me një projekt të ri modelingu. Për çfarë bëhet fjalë më konkretisht?

Modelingu nuk është më në synimet e mija. Përjashtuar ndonjë ofertë vërtetë e vlefshme, që deri tani nuk më është ofruar. “Fotoshooting” bëj shpesh se fotot janë të nevojshme edhe për njerëzit që s’bëjnë modeling.

Para disa orësh Fjorentina postoi një foto bashkë me ju dhe dikë tjetër, duke ju quajtur çift. A është e vërtetë që keni nisur një lidhje të re, apo është një provokim për mediat rozë?

Fjorentina bëri një shaka duke i bashkëngjitur fotos emoji, por portalet i marrin ashtu si duan ata. Nuk kam nisur asnjë lidhje dhe kur të nis ndonjë lidhje nuk do e bëja publike.

Nëse po, si nisi gjithçka?

Ishte një jo.

E dashuruar apo…?

Po, e dashuruar me gjithçka: familjen, jetën, veten, shoqërinë, gjithçka që më rrethon.

A keni pasur më kontakte me Musën? Nga ana e tij apo juaja? Si janë marrëdhëniet mes jush tani që jeni ndarë?

S’kemi asnjë kontakt. E kemi lënë pas të shkuarën që të dy dhe kemi nisur jetët tona aty ku i kishim lënë para se të futeshim në “Big Brother”.

Keni pasur oferta nga mediat vizive për të qenë pjesë e tyre?

Mund të them që kam refuzuar shumë, mendoj që duhet të merrem me gjëra që vërtetë më vlejnë për jetën. Modelingu ishte një ndër pasionet e mija, që zgjati më shumë se 7 vite dhe ka ardhur koha të eci përpara me gjëra më të mëdha.

Miqësia me Fjorentinën është bërë akoma edhe më e ngushtë pasi u ndatë nga të dashurit që keni pasur në “BB 9”. Nëse ndonjëra nga ju do ishte ende e lidhur me çunat e “BB 9”, a do të kishte miqësi kaq të ngushtë mes jush?

Fjorentinën e kam mike shumë të mirë. Pas “BB 9” kemi folur shumë dhe kemi sqaruar çdo gjë që kemi thënë atje brenda. “Big Brother” ka qenë një lojë dhe e tillë mbetet, ndërsa njerëzit jashtë janë ndryshe. Ne jemi afruar që mbas “BB 9” kur akoma ishim çift. Besoj që po, do të ishte po njësoj.

Para disa ditësh vumë re se patët një konflikt në “Instastory” me Ambrën e “BB 9”. Për çfarë bëhej fjalë? A jeni pajtuar?

Ambra dhe unë kishim një keqkuptim të vogël, që u bë i madh. Nuk kishte lidhje me një mashkull, siç u tha. Ishte diçka që u sqarua për pak ditë dhe jemi shumë ‘OK’. Vazhdojmë të jemi “loshka”.

Ju shpeshherë keni postuar në “Instastory” mesazhe të ndryshme nga fansat apo ndjekësit tuaj. Cili është propozimi më “funny” që keni marrë për martesë?

Po, e kam bërë, sepse doja t’u tregoja arsyen pse unë nuk përdor “Facebook”. Nga mesazhet nuk e hap fare, sepse mund të gjej 1000 ose më shumë mesazhe të pahapura dhe sapo të jem ‘online’ do më marrin njerëzit me kamera për të folur. S’mundem më të përdor “Facebook”-un. Propozimi me ‘funny’ ka qenë: “Martohu me mua dhe unë do jem skllavi yt për gjithë jetën. Mund edhe të më tradhtosh me një femër”.

Sa është shifra më joshëse që ju kanë ofruar për një set fotografik?

Nuk dua të jap shifra, por mund të them që ka qenë shumë e mirë, e ofruar jo në Shqipëri.

A do të pranonit të pozonit nudo artistike? Për çfarë shifre nëse po?

Për një shifër shumë të mirë dhe për një firmë shumë të njohur do e mendoja dy herë për të pozuar nudo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.