AKTUALITET

Veliaj kërkon për muze shtëpinë e Kadaresë dhe Agollit, Sadija: E vështirë të ndahem prej saj

21:05 - 25.01.18 Fatmira Nikolli
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkia e Tiranës kërkon të kthejë në muze, shtëpitë e dy shkrimtarëve: Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit. Bëhet fjalë për dy apartamentet ku ata kanë jetuar në Tiranë.




Së pari është kërkuar që bashkia t’i blejë ato nga familjarët e shkrimtarëve dhe më pas, t’i përfshijë në një projekt, ku të dyja do bëhen shtëpi muze.

Të dyja apartamentet e Agollit dhe Kadaresë, gjenden në të njëjtin pallat, pranë qendrës së Kryeqytetit, pranë Teatrit Kombëtar të Operas, ose përkarshi vilës së familjes Petrela.
I njohur ndryshe si “Pallati me kube”, për të cilin Artan Shkreli pat shkruar “disidencë mbrujtur në tulla” ai qe konceptuar i tillë nga arkitekti Maks Velo. Ky i fundit qe kritikuar nga regjimi diktatorial për format kubiste dhe frymën moderne të objektit.

Dritëro Agolli, pat jetuar në apartamentin në kat të katërt derisa u nda nga jeta në muajin shkurt të një viti më parë.

Ndërsa, Ismail Kadare, pat jetuar një kat më poshtë, në kat të tretë deri në vitet 1990, kur iku për në Paris.Te “Kohë antishenjë”, në parathënien e tij, Kadaré i mëshon faktit se Maksi: “ishte i guximshëm; pa pyetur askënd, te njëri nga apartamentet, ai që ishte parashikuar ‘me një dhomë pune’, bëri ndryshimet e nevojshme, në mënyrë që dhoma e punës të kishte një hapësirë të pazakontë për stilin socialist të banesave. Pa u mjaftuar me këtë parashikoi vendin e një oxhaku… Ishte ndoshta i vetmi apartament në një ndërtesë banimi të përbashkët në Shqipëri i projektuar me një oxhak. Të dyja këto modifikime, hapësira dhe oxhaku, do të bëheshin problem më pas, çështja do të shkonte gjer te Kryeministri i shtetit. Vetë ndërtesa do të vihej në shënjestër të akuzave, sidomos pas dënimit të Maksit; do të quhej moderniste, kubiste, madje disa herë do të propozohej shembja e saj”.

“Pallati i shkrimtarëve dhe artistëve” ka ende sot aty familjen e Feim Ibrahimit dhe prej ballkoneve të tij, vështrimi të kapte rrugën “Broduej” siç njihej rruga para tij, në komunizëm.

MUZE? E VËSHTIRË!

Kthimi në muze i apartamenteve është një ide joshëse për familjet e shkrimtarëve, po aq sa e vështirë.

Është shumë e vështirë për ta, të ndahen me kujtimet e një jetë të tërë, mes atyre mureve.

E pyetur nga “GAZETA SHQIPTARE”, Sadije Agolli, bashkëshortja e Dritëro Agollit, tha në linjë telefonike se “e kam shumë të vështirë të ndahem prej shtëpisë. Nuk e di a do mundem. Kam një jetë këtu dhe nuk e nëse kam fuqi të iki prej saj”.

Në një dyluftim ndjesish, mes gëzimit për idenë dhe trishtimit për ndarjen nga shtëpia ku kaloi gjysmën e jetës, Sadije Agolli, nuk e mendon pjesën tjetër të jetës pa objektet, aromën, kujtimet dhe hapësirat me të cilat jetoi me bashkëshortin. Duke ndjerë ende aty, frymën që ka lënë pas, për të kjo nismë duket ende e pamundur të realizohet.

Pallati i Kadarese dhe Agollit pallati i kadarese 2
<
>


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Si shume po mbivleresohen.Shtepi muze,per nje pijanec-bejdexhi,dhe simbas nje antari te lidhjes,Driteroi,ka denuar shume njeres te letrave,edhe me heshtjen e tij.Ndersa zonja Sadie,me deklaraten e saj,ka sfiduar qindra shqiptare,qe shpesh here pa te drejte (per kapricio te qeveritareve),iu eshte prishur shtepia,pa i pyetur dhe pa i lajmeruar,me keq akoma edhe pa ia kompensuar,megjithese kane protestuar.Sadijes nuk i behet te largohet,sepse aty paska shume kujtime!!!Pse Shqiptaret e tjere,nuk kane patur kujtime per nje jete te tere qe kene pas jetuar ne trualin e tyre?Nderkohe qe bashkia,me siguri do ja mbi paguaj,si dhe do i siguroje edhe banim te “pershtatshem”,per kete zonje.Ndersa Kadare,nuk besoj se do e pelqeje kete ide.Ai,nuk shkoi as per ditelindjen e tij,kur i kishin riparuar shtepine ne Gjirokaster.Nga ana tjeter,Kadare,eshte i ndergjegjshem per drite-hijet,qe ka krijuar vete gjate jetes se tij.Edhe arratisja e tij,nuk bind njeri se u be,per te kundershtuar regjimin.JO.Ai u largua vetem atehere,kur iu krijua mundesia,qe te shkonte ne Paris,bashke me te shoqen,nderkohe qe edhe vajzat i kishte atje,shans ky,qe deri ne kohen e arratisjes nuk i ishte mundesuar.

    Përgjigju &amp;darr;
  2. Pse jo, jane dy figurat pwrfaqesuese te asaj kohe. Pallati me Kuba ishte shemra e Bllokut. Makasen Velo shkoi ne burg, teksa Driti dhe Isa ishin me shume se Antare Biroje.
    Ku ti kerkojme rrenjet tuaja Baballare dhe Nena Shqipwri fluturon lart jane poemat qe na i mesuan permendesh…
    Driti ishte per perdorim te brendshem, Isa per bukurim te jashtem, kjo duhet te dale ne muzeun e kuruar nga Lali Eri…

    Përgjigju &amp;darr;