Media

“I infiltruari” që shqetëson Blendi Fevziun

16:53 - 27.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndryshimet e fundit në media kanë bërë që konkurrenca veçanërisht të enjteve në mbrëmje të rritet shumë. Përveç “Opinionit” të Fevziut, alternativa të tjera janë edhe emisioni i Sokol Ballës në Vizion Plus, Eni Vasili në News 24, Artur Zheji në Ora News dhe Ylli Rakipit në Top Channel.




E megjithatë, Blendi Fevziu thotë se të enjteve në mbrëmje më shumë sesa emisionet e kolegëve gazetarë, e shqetëson një telenovelë turke që transmetohet në Klan Plus, e cila merr shumë audiencë.

Po Ylli Rakipi si ju duket tani në Top Channel, pasi është në të njëjtën orë me programin tuaj më të rëndësishëm të ditës së enjte. Do të preferonit Sokol Ballën apo Ylli Rakipin për çështje audience?

Fevziu: Unë kam konkurrencë nga e hëna të mërkurën 22:00 me 23:15 dhe të enjten 21:00 me 23:00. Çdo lloj emisioni, çdo emër moderatori, e madje edhe çdo film apo telenovelë janë konkurrentë. Të enjteve ajo që më shqetëson është një telenovelë turke e Klan Plus.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.