Bëhuni gati! Së shpejti pritet të startojë spektakli më i ri ‘Big Brother VIP’ në Top Channel.
Ky është një format i njohur i aplikuar edhe jashtë vendit, ndërsa tashmë do të vijë edhe në Shqipëri. Mirëpo, ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera se kush do të jenë personazhet VIP që do të hyjnë në shtëpi. Sigurisht që ka kuriozitet, kjo edhe për jetën që do të bëjnë brenda shtëpisë.
Ledion Liço përmes një spoti në rrjetin social Instagram ka treguar vetëm se së shpejti pritet të startojë programi. E deri në një publikim të dytë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim…
Shfaq Komentet (1)
Keni ndonje informacion do e prezantoje Ledion Lico kete radhe Bigun ? Do ishte shume me mire ta prezantonte Arbana