Show-Bizz

Silvana Rusi: Këngëtarët “big” edhe pse me talent, s’kanë besim në vetvete

11:30 - 31.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Ajo është një nga zërat e rinj në fushën e muzikës shqiptare, e cila spikati me këngën “Ai” këtë vit, pjesëmarrëse si “New Artist” në “Kënga Magjike 2017”.




Silvana Rusi është një nga këngëtaret, e cila premton shumë për muzikën dhe shumë shpejt do të jetë pjesë edhe e një skene më të madhe se ajo ku ka marrë pjesë deri më tani.

Në një intervistë ekskluzive për “Vip Pages”, Silvana ka folur për eksperiencën e saj në “Kënga Magjike”, prapaskenat e pathëna të artistëve që siç i quan ajo “big”.

Gjithashtu, ajo ka folur edhe për zhurmën e madhe që u bë për shpërndarjen e çmimeve që sipas shumë pjesëmarrësve ishin të pamerituara. Për më tepër në intervistën e mëposhtme.

Jeni një nga zërat e rinj që spikati në “Kënga Magjike” me këngën “Ai”. Si nisi rruga për në botën e muzikës?

Unë e kam filluar muzikën shumë e vogël. Për herë të parë kam kënduar 9 vjeç tek zërat e rinj, festival për fëmijë.

Kënga ka qenë pasion i Silvanës apo ishte dikush që të shtyu të jesh pjesë e saj? Cila është muza juaj?
Muzika ka qenë dhe do të ngelet një ndër pasionet e mia më të mëdha edhe pse sot ajo është kthyer një profesion të mirëfilltë për mua. Familja ka qenë shtysa ime e parë që kur isha shumë e vogël, isha pjesë e pallatit të pionierëve. Muzë frymëzimi për mua është vetë muzika, më jep kënaqësi dhe frymëzim.

Keni marrë pjesë në konkurse të ndryshme muzikore si “Top Fest” apo edhe “Kënga Magjike” tani së fundmi. Cila ka qenë eksperienca më e veçantë për ju?

Kam marrë pjesë në shumë festivale, spektakle e talent-show. Kam qenë në “Top Fest 9″ ,”X-Factor” ,”Star Akademi” dhe së fundmi te “Kënga Magjike”. Eksperienca më të veçantë do të cilësoja “Star Akademi”-n dhe “Këngën Magjike”. “Star Akdemi” ka qenë konkurrimi im i parë në një talent-show dhe kishte shumë emocion, ndërsa “Kënga Magjike” ka qenë gara e parë me këngëtare me emër dhe ndjeja përgjegjësi.

Keni ardhur me baladë në këngën e fundit. Është një dedikim personal apo një frymëzim i autorit të këngës?
Kënga e fundit është realizuar nga Fifi si tekst dhe melodi dhe produksion i SM records. Frymëzimi ka qenë nga vetë Fifi dhe s’ka lidhje me mua personalisht, por sapo e kam dëgjuar si këngë, e kam bërë timen.

Jeni duke punuar ndonjë projekt tani që prisni ta nxirrni në treg? Cila është kënga e radhës e Silvanës?
Aktualisht kam dy materiale, të cilat po i punojmë fort dhe sigurisht do të vijë edhe klipi shumë shpejt. Ndryshe nga herët e tjera, kaq mund të them.

Keni menduar për ndonjë bashkëpunim? Cili do të ishte, nëse po?
Për momentin e kam menduar një të tillë dhe po diskutohet. S’mundem ta them emrin për shkak se ai është shumë i njohur dhe s’dua të prishet surpriza.

A keni pasur oferta nga ndonjë shtëpi diskografike në Shqipëri apo Kosovë?
Oferta kam pasur nga shtëpi diskografike në Shqipëri plot, por jo me ndonjë influencë të madhe në treg dhe jam detyruar të mos pranoj.

Cili është këngëtari/ja që do të doje të kishe një duet apo bashkëpunim muzikor?
Do pëlqeja një bashkëpunim me Stinen nga këngëtarët meshkuj.

Si ishte eksperienca e pjesëmarrjes në “Kënga Magjike”? A patët pakënaqësi nga shpërndarja e çmimeve?
“Kënga Magjike” ka qenë një super eksperiencë dhe do vazhdojë të marrë pjesë. Për sa i përket çmimeve, unë isha në kategorinë “New Artist” dhe sigurisht “bigeve” nuk ju hyjmë në sy, përveç disave. Pjesa e çmimeve si me meritë si pa meritë u takonte atyre. Kjo pjesë s’më pengoi fare. Unë isha aty të thosha që unë jam kjo.

Cila është prapaskena që nuk ju pëlqeu në atë pjesëmarrje apo edhe në konkurset e tjera që keni vënë re rëndom?
Thash që ka këngëtarë “big” që se meritojnë atë status edhe pse kanë shumë talent. S’kanë besim në vete .

A ju kanë kërkuar ndonjë “shpërblim” apo “përfitim” të ndonjë lloji këngëtarët e tjerë apo “juria” për të pasur vlerësim për këngën tuaj?
Jo, nga juritë kurrë s’kam hasur në asnjë event. Nga këngëtarët, vetëm në “Kënga Magjike”, e thashë, ata s’besonin në vetvete.

Cili është rasti më flagrant që keni dëgjuar nga ndonjë këngëtar për të arritur vlerësimin e këngës kundrejt një favori?
Nuk kam hasur akoma, por të dëgjuara ka plot.

Cila ka qenë për ju një trampolinë për mundësi për të t’u hapur dyer të tjera?
Po mund të them që “Kënga Magjike” ka qenë një trampolinë për mua. Duke qenë se mora pjesë atje, realisht pata shumë pëlqime dhe komente pozitive nëpër rrjete sociale dhe arrita të shkoj deri në finale si “New Artist”, edhe pse nuk e fitova çmimin “New Artist”, fitova tjetër gjë. Nuk ka vonuar një muaj dhe mua më erdhi një ofertë nga Amerika nga një agjenci eventesh që organizon evente atje për shqiptarët e ShBA-së. Sigurisht kjo kishte ardhur si fryt i këngës sime në “Kënga Magjike” dhe duke qenë se këndoj live nuk e pata problem që të pranoja këtë oferte. Unë kam nisur procedurat për dokumentacion dhe së shpejti do të jem atje edhe pse aktualisht punoj në një nga klubet më të njohur të Tiranës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.