LIFE STYLE

Tekstet antike indiane kanë informacione si të ndërtohet një robot

17:33 - 02.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tekstet antike indiane “Veda” ruajnë sekretet për të projektuar robotë në gjendje të marrin vendime etike duke filluar nga makinat pa pilot, sipas interpretimit të parë të bërë instrumentet e logjikës matematike nga grupi i drejtuar nga Agata Ciabattoni e Politeknikut të Vjenës dhe nga Elisa Freschi eksperte e gjuhës sanskrite e Akademisë Austriake të Shkencave.




“Vedat janë tekste që datojnë deri në 2 000 vite më parë dhe janë të parat që përqëndrohen mbi detyrime dhe ndalime. Janë një burim gjigant idesh që asnjë logjistik apo informaticien nuk ka mundur të ketë akses sepse janë shkruar në gjuhën sanskrite, por edhe kur përkthehen janë të pakuptueshme”, deklaroi Ciabattoni.

“Tani kemi ekipin e duhur të përbërë nga ekspertë të logjikës, informatikës dhe sanskritishtes, për t’i analizuar dhe përkthyer në një gjuhë matematike, të kuptueshme nga një kompiuter, rregullat etike që lidhen me ndalimet dhe detyrimet”, theksoi ajo.

Studiuesit janë bazuar mbi interpretimin e këtyre teksteve të bëra nga shkolla filozofike “Mīmāṃsā” (reflektim nga sanskritishtja), që i konsideron parimet që ndodhen tek Vedat si lidhe që u duhet dhënë një kuptim racional dhe objektiv.

“Ngrihet pyetja, për shembull, çfarë është një detyrim, për çfarë dhe për kë aplikohet, si dhe çfarë të bësh në rast të konflikteve mes detyrimeve dhe ndalimeve”, shpjegon Ciabattoni.

“Një studim paraprak i kryer nga ky grup ka zbuluar se një prej filozofëve kryesorë të shkollës flet për detyrime që duhen ndjekur në situata të padëshiruara, në mënyrë që të pësohet e keqja më e vogël. Nga këtu vjen lidhja me robotët dhe veturat me pilotim autonom që mund të ndodhen në situata që do të ishte mirë të zgjidhnin dëmin më të vogël, si për shembull kur duhet të zgjedhës nëse të dëmtosh dikë apo të përplasesh me një mur”, vazhdoi studiuesja.

Studiuesit tani synojnë të transformojnë këto ligje antike në formula matematikore për të ndihmuar makinat të vendosin vetë nëse një sjellje e vaktuar është e pranueshme ose jo, si dhe për t’i ndihmuar të ndërmarrin vendimet më të mira të mundshme.

“Këto operacione nuk mund të bazohen mbi logjikën klasike, që merret me përcaktimin nëse pohime të caktuara janë të vërteta apo false. Kur kemi të bëjmë me ndalime dhe detyrime, nuk jemi të interesuar për atë që është e vërtetë apo falso, por për atë që duhet dhe nuk duhet të bëjmë”, analizon Ciabattoni.

“Por, kërkohet një logjikë krejtësisht e ndryshme, që ka të bëjmë me detyrimet dhe ndalesat dhe ashtu si mendimi kalsik, mund të shprehet me formula matematikore që na mundëson të tregojmë në mënyrë të pagabueshme nëse një logjikim i caktuar është korrekt apo jo”, përfundon ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.