Fol me Psikologen

“I dashuri im është njeri shumë i mirë, por…”

14:47 - 07.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jam një vajzë 32 vjeçe. I dashuri im është njeri shumë i mirë. Kalojmë perfekt të dy. Po e di fort mirë që lidhja duhet të shkojë në një fazë tjetër. Kemi folur për këtë. Ai është dakord, por e zvarrit, shmanget…. Çfarë të bëj që më në fund të marrim një vendim.




Përshëndetje e dashur! Ajo që thua tingëllon paksa kontradiktore. Lidhja juaj shkon shumë mirë dhe raporti në çift sipas teje është perfekt, por nuk arrini dot të merrni një vendim kaq të rëndësishëm. Ti je në një moshë madhore dhe është mëse normale të ndjesh nevojën që këtë lidhje ta çosh në një tjetër stad. Gjithsesi vendime të tilla nuk merren kurrë vetëm dhe duhet të bëhen bashkë të dyja palët. Zvarritja apo shmangia tregon që partneri yt zgjedh të iki e të mos përballet me këtë situatë pasi nuk është ndoshta plotësisht gati për ta hedhur këtë hap. Të takon ty që të mos e lejosh më këtë zvarritje dhe të kërkosh në mënyrë të drejtpërdrejtë marrjen e një vendimi. Kërko të dëgjosh arsyet apo argumentet e tij, por mos tolero justifikimet e kota. Bëja shumë të qartë mendimin tënd dhe tregoji rëndësinë që ka ky vendim për ty. Një raport serioz shihet me syrin e asaj që do të vijë më pas, njeriu projekton të ardhmen duke menduar familjen, bashkëjetesën, lindjen e fëmijëve etj. Një nga nevojat bazë që një qënie humane ka nevojë të plotësojë është nevoja për siguri. A jep ky raport sigurinë dhe mbështetjen për të cilën ti ke nevojë? A ka një arsye madhore që e detyron partnerin tënd ta shtyjë këtë vendim? Nëse jo tani, kur? Diskutoje me të dhe dëgjo me qetësi argumentet e tij.

Fol me psikologen Ervisa Lula për historinë tuaj në adresën [email protected]


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.