BLUETOOTH

Ajsi Xhaxhaj: Dashuria s’mjafton! Ja ku do më shihni së shpejti

14:00 - 10.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Shumica e të rinjve sot është rritur me serialin e “Kripmjaltëzave” ku binte në sy shumë një nga protagonistet e saj. Ajsi Xhaxhaj, e përfolur edhe për boom-in që bëri lajmi i nxjerrë prej saj para disa vitesh të akuzave ndaj ideatorit dhe regjisorit të “Kripmjaltëzave”, vjen në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”.




Ajo ka rrëfyer për jetën e saj të tanishme dhe për filmin në të cilin është protagoniste ku pritet të dalë së shpejti, “Dashuria s’mjafton”.

Gjithashtu ajo ka rrëfyer edhe për jetën jashtë kamerave, për jetën private. “A ka dashuruar ndonjëherë Ajsi si protagonistja në film? Zbulojeni në intervistën e mëposhtme.

Prej kohësh je shkëputur nga media vizive dhe nga vëmendja e mediave rozë. Më çfarë po merret tani Ajsi?

Në fakt, nuk do të thosha prej kohësh, pasi herë pas here emri im është lakuar nëpër portale. Megjithatë kam qenë aktive dhe nëpër intervista. Vëmendja ndaj Ajsit nuk ka humbur kurrë madje dhe kur Ajsi ka vendosur të qëndrojë në hije në një periudhë afatgjatë. Ajsi ka qenë aktive në prezantime eventesh në Kosovë si dhe këtu. Sapo përfundova moderimin e “Shkodra Fest” 3 dhe po pres me padurim premierën e filmit “Dashuria s’mjafton” ku pjesë e kastit jam dhe unë!

Ke hequr dorë nga televizioni?

Nuk mund të të jap një përgjigje për këtë pasi pasioni për televizionin mbetet në çdo kohë tek unë. Megjithatë moderimi s’ka qenë ndonjëherë prioritet tek unë pasi më pëlqen ta shoh më shumë veten në rolin e aktores.

Të kanë propozuar diçka për të qenë pjesë e ndonjë filmi?

Këto muaj pres premierën e filmit “Dashuria s’mjafton” me regji të Drilon Hoxhës. Pas premierës jam e sigurtë që do kem oferta nga “guximtarët”.(qesh)

Për çfarë bëhet fjalë në filmin që do të merrni pjesë?

Është një film dramë, aksion, ku prek një teme që e përjeton çdokush në ditët e sotme në çdo lloj pozicioni që ka. Shpesh herë dashuria nuk mjafton për të qenë i/e lumtur.

Çfarë roli ka Ajsi? A ka lidhje kjo drejtpërdrejtë me ju? Pse pikërisht ky rol?

Për sa i përket rolit tim, di të them se jam protagonistja nga femrat. Unë jam një aktore dhe jo detyrimisht çdo rol që më jepet do të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me mua. Regjisori e pa të arsyeshme të më jepte të drejtën e këtij roli pasi e arrij shumë mirë.

E zgjodhët vetë apo ju zgjodhën?

Më zgjodhën pasi për këtë rol janë provuar shumë vajza të tjera.

E keni përjetuar këtë rol në jetën tuaj?

Në këtë rast deklaroj se “jo”, pasi ende nuk kam dashuruar siç dashuroj personazhin mashkull në këtë film.

Nga gjithë shoqëria e “Kripmjaltëzave” me kë ke mbajtur ende shoqëri?

Nuk e kam pasur kurrë të nevojshme të kem pranë vetes njerëz që drejtohen nga egoizmi dhe smira duke shkelur kështu çdo centimetër të ndërgjegjes së tyre.

Vazhdon shkollën për Shkenca Sociale. Pse zgjodhe këtë degë? A është ky prioriteti i Ajsit?

Kam studiuar për Politika Sociale. E zgjodha këtë dege pasi mendoj se arti nuk të jep status në vendin ku jemi. Dega ime është një degë e menduar mirë pasi më lejon të punoj kudo. Për momentin mund ta quaj prioritet pasi i kushtoj rëndësi.

Cila është ëndrra e parealizuar ende e juaja?

Prekja e Hollywood-it. (Qesh) Vërtet që mendoj të depërtoj përtej kufijve.

A ka të dashur Ajsi?

Mund ta them qartësisht dhe shumë mirë të artikuluar se jam Single!

A ka ndikuar e shkuara juaj për të krijuar një lidhje të re?

Jo, aspak! Fakti që unë jam single nuk do të thotë që s’kam persona që më shohin si partnere ideale për ta, thjesht jam e sigurtë që nuk ka ardhur i duhuri ose me saktë ai që Ajsi ka vërtet nevojë për ta pasur në krahë.

Cili është personi që ju ka zhgënjyer më tepër?

Nuk e mbaj mend pasi ata që me zhgënjejnë fshihen në mënyrë direkte nga memoria ime.

Cila është gjeja më ekstreme që ka bërë Ajsi e ndikuar nga e shkuara për të cilën është penduar tashmë?

Nuk kam bërë gjëra ekstreme, mbi të gjitha e ndikuar nga e kaluara, pasi e kaluara mbetet atje pas dhe nuk ka mundësi të ndikojë në të tashmen time.

 


Shfaq Komentet (7)

Leave a Reply to Aqifmoli kermai djegurishte Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Une mendoj se je e deshtuar si femer sepse ti ben buje dhe fame vetem kur deklaron kush te perdhunon prandaj lere aktrimin e televizionin se nuk je per kete pune e degjeneruar e shemtuar ORDINERE

    Përgjigju ↓
  2. Po ik ti moj se s je per kete pune se ti e arrin famen duke deklaruar perdhunimet qe te bejne lere aktrimin dhe televisionin se nuk je per kete pune ti …. ti je tapet te fshijn kembet aktoret e tjera ordinere femer ik moj andej ti mos dil me ne skene kurve e keqe

    Përgjigju ↓