BLUETOOTH

Fjorentina Halili: Kush është Olsi?! Ndihem mirë me lidhjen e re

13:22 - 10.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Ajo është një nga personazhet e njohur të shtëpisë së “Big Brother 9”, e cila edhe pas daljes nga shtëpia arriti të tërhiqte herë pas here vëmendjen e mediave rozë me postimet e saj.




Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Fjorentina Halili ka folur për jetën e saj private, tashmë e ndarë nga Olsi ajo ka gjetur dikë që e bën të ndihet e përkujdesur dhe shumë mirë. Ajo ka rrëfyer, gjithashtu, edhe për pjesën e pjesëmarrjes në “Big Brother 9” si dhe dëshirën për të marrë pjesë në reality show-n në Itali.

Për më tepër në intervistën e mëposhtme.

Në postimin tuaj të fundit kishit shkruar që dëshironit t’i riktheheshit BB po kësaj radhe në Itali. A është e vërtetë apo thjesht një shaka e radhës?

Ishte një shaka e imja, por pse jo. Keq s’do ishte. Jam akoma ajo Fjorentina që kam qenë gjithë energji që mund të përballojë cilindo.

Çifti Olsi- Fjorentina i përket së shkuarës. Si ndiheni tani në lidhjen e re?

S’e njoh fare atë djalë, më ka humbur kujtesa. Jam një vajzë me këmbë në tokë, nuk fluturoj të them jam e lumtur shumë. E lumtur s’jam, sepse nuk e njoh sa duhet, por di të them që ndihem mjaft mirë. Më fal qetësi, gjë të cilën kam nevojë shumë.

Sa ndryshe është ai nga Olsi?

S’ka lidhje fare me Olsin. Di të them që s’është djalë i pabesë.

Çfarë të pëlqen më tepër tek ai?

Çdo gjë. Përkujdesja ndaj meje. Dikur e kam bërë unë një gjë të tillë, por qenka mirë kur dhe ta bëjnë ty. Të japin përkujdesjen që t’i meriton vërtet.

Edhe pse aktive në “Instagram”, nuk kemi parë një foto të Fjorentinës me të dashurin. Pse kaq e rezervuar?

Jetën private s’dua ta bëj publike aq më tepër që dhe personi në fjalë është personazh publik.

Ju kanë propozuar ndonjë projekt në ekran? Do t’ju shohim diku se shpejti?

Për momentin po merrem me diçka timen që besoj shumë shpejt dhe do e hap por mbetet për t’u parë çdo gjë. Për të parë si dihet. Çdo gjë mund të ndodh në këtë botë, surprizë.(Qesh)

Shpesh bashkë me Donën, me të cilën keni ruajtur miqësinë edhe pas “BB9” keni bërë postime në “Instagram”, të cilat ishin njësoj si të Olsit me Musën? Pse vepruat kështu, për t’i provokuar?

Me Donën kam një marrëdhënie goxha të mirë. Gocë super nga çfarë e kam njohur atje brenda. Postimet kanë qenë në shenjë shakaje. Nuk besoj se kemi bërë ndonjë gabim të rëndë.

Nëse do të riktheheshit sërish në “Big Brother” çfarë do të bënit ndryshe?

Asgjë s’do bëja ndryshe siç kam bërë do bëja pa ndryshuar asgjë. Në fund të fundit unë kjo jam.

Do të zgjidhnit të ishit çift me Olsin apo dikë tjetër?

Sigurisht që do zgjidhja të luaja vetëm, sepse i di aftësitë e mia sa jap. Për sa i përket pjesës së çiftit, nëse do zgjidhja sërish Olsin, ai ishte zgjedhja ime dhe i qëndroj fjalës deri në fund ndryshe nga të tjerët.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.