SPORT

De Biazi shpreh gëzimin për Ermal Metën: Ja çfarë bëri kushëriri im

21:13 - 11.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, është lumturuar që Ermal Meta dhe Fabricio Moro fituan në Festivalin e Sanremos. Përmes një prononcimi për “Panorama Sport”, ish-trajneri kuqezi thotë se vitin e kaluar një kushëriri i tij që ka 4 restorante në Berlin, jo vetëm që e mikpriti Ermalin për 2 ditë, por iu kërkoi të gjithë miqve të tij që ta votonin.




“Jam shumë i kënaqur për Ermal Metën. Vitin e kaluar ai arriti i treti, ndërsa këtë vit mori një fitore të madhe.

Vitin e kaluar, një kushëriri im që ka 4 restorante në Berlin dhe që njihej mirë edhe me Ermalin, e mikpriti atë për 2 ditë dhe u kërkoi të gjithë miqve të tij që ta votonin.

Më vjen mirë që Ermali ia doli këtë vit. Bashkëpunimi mes italianëve dhe shqiptarëve nuk sjell sukses vetëm në futboll, por edhe në fusha të tjera të jetës”, tha De Biazi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.