Ekonomi

Tarifa për administrimin e pallateve, në faturën e ujit

13:09 - 11.02.18 Gazeta Shqiptare

Ornela Manjani- Nëse nuk e keni rënë dakord për të zgjedhur administratorin e pallatit, shumë shpejt do t’ua caktojë bashkia. Janë 19 kompani private që kanë shprehur interes për të administruar jo vetëm pallatet që kanë dështuar në këtë proces, por edhe komplekse të ndryshme apo objekte të ndërtuara para viteve 1990. Tarifat e mirëmbajtjes do të caktohen nga privatët, pas studimeve të kryera për zonën dhe aprovimin nga bashkia.

Mospagesat nga banorët do të shoqërohen me penalitete deri në gjykate. “Ka një studim të nxjerrë nga ne që i çuar kompanive, i cili bazohet në vlerat e tregut dhe kompania duhet të ecë mbi bazën e saj shine. Kompanitë kanë të drejtën që pjesën e tarifës që nuk kanë marrë, mund ta çojnë në Gjykatë Administrative dhe në përmbarim”, – tha Erind Bejko, drejtori i përgjithshëm i bashkëpronësisë për mediat.

MBLEDHJA E TARIFËS

Për të mos pasur probleme me mbledhjen e tarifave, Bashkia e Tiranës do të kërkojë ndryshimin e ligjit për vendosjen e taksës së administrimit në faturën e ujit. 65% e pallateve në Tiranë janë në fazën e zgjidhjes së administratorit. Ndërkohë, 600 persona janë licencuar deri tani për këtë punë, ndërsa 300 pallate kanë dështuar në zgjidhjen e administratorit. Bashkia u sugjeron banorëve ta zgjidhin vetë administratorin, pasi në këtë rast nuk ndërhyhet për vlerën e tarifave të mirëmbajtjes, në të kundërt hyjnë në veprim kompanitë private dhe taksat e vendosura prej tyre.

ZGJEDHJA E ADMINISTRATORIT

Prej vitit 2009 është miratuar një ligj, i cili rregullon mënyrën sesi duhet të administrohen hapësirat e përbashkëta në pallate. Por, 8 vite pas miratimit të tij, Ti rana ende nuk ka të ngritur një sistem të mirëfilltë në këtë drejtim, ndërsa në shumë ndërtesa banorët refuzojnë të paguajnë tarifat e mirëmbajtjes apo pastrimit, duke reflektuar probleme e mangësi në ambientet e përbashkëta. Ndërkaq, Bashkia e Tiranës prej disa muajsh ka ndërmarrë një proces rregullimi, çka sipas këtij dikasteri do t’i japë fund situatës aktuale. Me rregullimet ligjore, kjo tarifë do të jetë një titull ekzekutiv, ndërsa alternativa më e mundshme është përfshirja e saj në faturën e ujit.

SKEMA

Administrimi i përbashkët i ndërtesave, rregulluar së fundmi ligjërisht, synon të krijojë organizime qytetare dhe komunitare, që do të zgjidhin nëpërmjet aktivizimit të vetë banuesve dhe Bashkisë së Tiranës nevojat dhe problemet në ndërtesat ku banojmë. Për këtë duhet që të gjithë banorët e pallatit të organizohen në strukturat e përbashkëta për administrimin e ndërtesës, të përcaktojnë nëpërmjet tyre rregullat e bashkëjetesës dhe për përdorimin dhe mirëmbajtjen e përbashkët të ndërtesës.

Të gjithë banorët e pallatit bëhen pjesë automatikisht e Asamblesë së Bashkëpronarëve, e cila vendos për të gjitha çështjet kryesore të administrimit të përbashkët të pallatit. Kryesia që drejton këtë asamble menaxhon fondet e krijuara për administrimin e pallatit dhe përgjigjet përpara asamblesë për miradministrimin e pallatit. Kujdestari që caktohet nga vetë banorët kontrollon cilësinë e punës së administratorit dhe siguron mbështetjen për të gjithë banorët në kërkesat e tyre për administrimin e pallatit Administrimin e pallatit ku jetojmë nuk mund ta bëjë çdokush në mënyrë individuale.

Pallati, duke qenë një ndërtesë e përbashkët dhe pjesë të tij si oborri, themelet, shkallët, ashensori, tarraca etj., i përdorim bashkërisht edhe mirëmbajtjen e tyre duhet ta kryejmë bashkarish. Pikërisht për këtë fakt Bashkia e Tiranës harton një udhë- zues për krijimin e asamblesë së pallatit.

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

  1. Zoterinj gazetar apo Zyrtar,
    para se ti kerkosh TARIFEN E PO E KERCENON POPULLIN (( DO TJU FUS NE BURG ))
    Ai keni hedhur nje sy pallateve ne cfar gjendje jan, qe taxat paguhen JO nga te gjith, e mirmbajtesi mer pastrues. se vet esht i rend te Pastroj e te mirembaj hyrjen,
    Shkallet jan pa asnje Der ne hyrje, Perse nuk behen me chip,si shum te tjer.
    Masa nr 1 qe duhet urgjent mar per cdo HYRJE:
    Shkalla i rri Dritat 24 or ndezur, e paguhet nga banoret qe jetojn aty,PERSE ?? nuk blihet ( RL ) fikese ndezese,kur nevojitet per tu ndezur,
    Ska asnje lloj kopetence. e asnje pergjegjesi, mirmbajtesi i shum hyrjeve, por vetem VJEDH PAGESAT;
    Banoret qe jetojn aty sduhet te paguajn ,KUSH NUK JETON SKA PSE PAGUAN E FATUROHET,me pagesat e atij qe nuk jeton ne hyrje, jetojn shum parazit aty
    Mirmbajesi duhet te miratohet e votohet nga cdo njeri Taxapagues qe jeton ne hyrje.e jo sipas interesave te njeria apo tjetrit.

    Përgjigju ↓