Sociale

Flet ambasadori i Vatikanit: Krishtërimi ka qenë në Shqipëri që në fillimet e veta

18:54 - 12.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadori i Vatikanit në Shqipëria Charles Johnes Brown i ftuar në emisionin “PASSPOR-t” të gazetarit Arbër Hitaj, thotë se krishtërimi ka qenë i pranishëm në Shqipërinë që në shekullin e parë të krijimit, dhe këto lidhje janë forcuar me kalimin e shekujve.




Më tej Nunci Apostolik sqaron se njerëzimi po kalon disa sfida në kohët moderne atë për të patur një familje të shëndetshme apo një karrire të pasur, por që zgjidhja është e lehtë sepse familja duhet të prevalojë.

Në lidhje me vendimin e Presidentit Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, Brown përsërit fjalët e Papa Franceskut, se nuk i shërben paqes në Botë.

Por çfarë mund të themi për raportet tona, jo vetëm gjatë 100 viteve të fundit, por edhe për shekujt e kaluara si kane qenë ato? Me sa di unë kemi patur raporte që nga periudha e artë e Skënderbeut?

Lidhjet mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, datojnë që në mijëvjeçarin e parë, lidhje që kanë ekziztuar prej qindra e qindra vitesh. Siç e thatë dhe ju me të drejtë ato lidhje ishin shumë të veçanta sidomos gjatë periudhës së Skënderbeut. Këto lidhje kanë qenë të një rëndësie të veçantë sidomos gjatë jetës së tij. Por Shqipëria është shumë e rëndësishme në disa aspekte të tjera, sepse ndodhet në mes të vijës ndaresë mes krishtërimit perëndimor me qëndër Romën, dhe krishtërimit lindor me bazë në Konstandinopojë, Bizant. Edhe nëse shikojmë historinë shqiptarët kanë qenë në mes dhe herë me dominancë katolike herë me dominancë ortodokse. Situatë që e kemi edhe tani. Të dyja këto tradita po ta shikoni me vemendje janë shumë active edhe tani. Ndërsa për tu rikthyer të pyetja lidhjet e para mes Shqipërisë dhe Vatikanit datojnë që në mijëvjeçarin e parë. Ashtu si edhe ndjekësit tuaj duhet ta dijnë, në një letër Shën Palit, ai thotë se ka predikuar mesazhin e krishtërimit nga Jeruzalemi në Iliri, pra këtu. Kjo dëshmi do të thotë se krishtërimi ka qenë i pranishëm në Shqipëri që në shekullin e parë. Dhe lidhjet më Romën janë që nga ajo periudhë kohe, kemi histori shumë të pasur.

Dua tju pyes pak për disa problem sociale që bota po i kalon sidomos gjatë shekullit të fundit. Shkak është mabicja apo planet e njeriut, si mendoni cila mund të jetë rruga ose menyra për të pasur një karrierë të mirë dhe një familje të shendetshme, një sfidë e konsiduar nga shumë sociologë?

Pyetje shumë e mirë, mendoj se për qëniet njerëzore prioritet janë shumë të rëndësihme, ose vendosja e tyre. Cdua të them me këtë, duhet të vendosen prioritetet e para të parat, me këte dua të them se karriera duhet të jetë në shërbrim të familjes. Nëse e ke një karrierë duhet të kesh një familje të shëndetshme, që do të thotë se fëmijët duhet të kenë gjithçka që të rriten si qënie njerëzore të shëndetshme të gëzuar. Por problem fillon kur njerëzit angahzohen me shumë për të pasur një karrierë të mirë, dhe e kalojnë familjen në plan të dytë. Porn ë fund të fundit familja është shumë më e rëndësishme se karriera. Njërëzit duhet ti thonë vetës së se dua familjen time prandaj po punoj, dua bashkëshorten ose bashkëshortin dhe fëmijët e mij prandaj po punoj. Kur kemi prioritetet e qarta atëherë gjërat janë më të thjeshta. Problemet fillojnë kur mendojmë se puna, karriera  apo të bërit para janë më të rëndësishme se familja ime. Dhe këto neglizhenca janë problem kryesor.

Papa Francesku pak kohë më parë ka lëshuar një deklaratë për një çësthje të rëndësishme dhe me ndikim në paqen globale, që lidhet me njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit nga presidenti Amerikan Donald Trump, cili është qëndrimi I Selisë së Shenjtë në lidhje me këtë vendim?

Papa Francesku është shumë i shqetësuar për paqen në nivel global, dhe në veçanti është shumë i shqetësuar për problemet që mund të happen dhe demtojnë prishjen e paqes. Siç dihet qyteti i Jeruzalemit është shumë i rëndësishëm, për popullin hebre, për të krishterët por edhe për muslimanët. Është një qytet i shenjtë për 3 komunitete, dhe thënë këtë Papa Francesku në një fjalë të mbajtur në dhjetorin e vitit të kaluar kur po flitej për statusin e Jeruzalemit, ai përsëriti atë që në fakt ka qenë qëndrimi i Selisë së Shenjtë që duhet një marrëveshje mes Izraelit dhe Palestinës. Me një marrëveshje që merr parasysh marrëveshjet e e mëparshme dhe rezolutat e OKB-se. Ky në fakt ka qenë gjithmonë qëndrimi i Selisë së Shenjtë, pra një marrëveshje që respekton dhe merr parasysh gjithë marrëveshjet e OKB-së dhe Këshillit të sigurimit. Papa është i vetdijshëm për ndjeshmërinë  kësaj çështje dhe prandaj mendon se një zgjidhje në këtë mënyrë do të shmangte konfliktet dhe do të ndihmonte në arritjen e paqes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.