EKONOMI

HEC-et në Osum/ Gjiknuri “rrëzon” Ramën: Projekti, jo në zonë të mbrojtur

21:54 - 12.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri thotë se nuk është në dijeni nëse janë manipuluar ose jo koordinatat e ndërtimit të HEC-eve në Kanionet e Osumit.




I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, ministri Gjiknuri është ndalur tek çështja e HEC-eve mbi Osum, ku ndryshe nga sa deklaroi Kryeministri Rama dy ditë më parë, thotë se nuk ka dijeni nëse ka manipulim në projektet për HEC-e.

Sipas tij, leja e ndërtimit është dhënë në vitin 2016, dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis është bërë nga agjencitë përkatëse.

Megjithatë ai theksoi se do të duhet të bëhen vlerësimet e duhura për të përcaktuar nëse mund të flitet apo jo për manipulim.

“Leja e ndërtimin është dhënë në 2016. Ka një pretendim nga Ministria e Mjedisit dhe jemi shprehur që nëse ka koordinata të rreme apo të dhëna të falsifikuara ka të drejtën të revokojë vendimet e dhëna nga KKRT-ja. Projekti nuk ishte në zonë të mbrojtur. Janë hedhur shumë spekulime, dhe t’i sqarojmë. Projekti nuk devijon ujëvarë, por vazhdon siç ka qenë. Unë nuk e di për çfarë projekti të manipuluar flitet. Unë di të dhënat për të cilat ka folur ministri i Mjedisit, dhe unë besoj se do vijohet në këtë drejtim deri në zbardhjen e plotë të rastit. Kam besim që Ministria e Mjedisit do t’i shkojë deri në fund çështjes. Sipas dokumenteve që kanë sjelle Agjencitë përkatëse të mjedisit, nuk ka probleme të tilla. Tashme i takon agjencive të mjedisit ta zbulojnë këtë. Unë flas për rolin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës. Ky institucion nuk bën vlerësime mjedisore, këtë e bën një institucion tjetër.” tha Gjiknuri


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.