Kryesore

Afera e CEZ/ Ish-ministri Ruli: Sulmet politike? Jam mësuar, nuk jam emocional si Berisha i vogli

22:02 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli ishte i ftuar këtë të martë në emisionin ‘Studio e Hapur’ me Eni Vasilin në “News24”, ku mbi të gjitha komentoi dosjen e aferës së CEZ.




Ish-Ministri dhe njëherësh deputet i PD komentoi edhe thirrjen e tij në Prokurori pak ditë më parë, ashtu si dhe djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Dhe duke qenë se ky i fundit e cilësoi fletë-thirrjen e Prokurorisë si sulm politik, për ish-ministrin demokrat të tilla veprime nuk i bëjnë aspak përshtypje, duke qenë se ka vite në politikë.

Madje, sipas Rulit, djali i ish-kryeministrit i sheh gjërat më me emocione.

Pjesë nga intervista:

Cili ka qenë roli i Berishës në këtë çështje e privatizimit të CEZ?

Berisha ka qene këmbëngulësi dhe iniciatori i privatizimit dhe kërkonte që të bëhej kjo procedurë. Procesi ka qenë shumë intensiv, që nga fillesa, kur qeveria më autorizoi mua si ministër. Berisha ka qenë iniciatori, këmbëngulësi, e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme këtë proces. Qoftë nga raportimet e mia, apo qoftë nga instancat e tjera.

Ka pasur ndërhyrje nga ai?

Në asnjë rast ska pasur. Jo vetëm për CEZ. Në atë kohë janë kryer 4 privatizime. Dhe ai ska pasur asnjë rast

I biri i tij, Shkëlezi është thirrur në prokurri. Ai e ka cilësuar sulm politik, ndërsa ju jo. Si e
shihni këtë gjë?

Unë jam njeri politik. jam mësuar me sulme politike. Më kollaj fle me armiqësinë sesa me miqësinë. Zoti Berisha, i vogli i sheh këto më me emocion sesa i shoh unë. Sulm politik është kur konkludohet vendimi politik. jam përfolur për të sqaruar pozicionin tim. Një shoku im që u kap në arratisje më pyetën edhe mua.

Po fakti që jeni mësuar, nuk e zhbën…

Eh për hë është hetim dhe më mirë është që të më pyesin sesa kur dalin karafilat dhe ‘sqarojnë’ gjithçka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.