AKTUALITET

Aktori i njohur: Roland Trebicka vuante nga kanceri, ngrohej në teatër me filxhanin e çajit

22:19 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i njohur Bujar Asqeriu ka zgjedhur të tregojë detaje rrënqethëse nga jeta e një artisti, në debatin e krijuar pas vendimit të Ministrisë së Kulturës për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar.




I ftuar në emisionin “360 gradë” në Ora News, ai kujtoi aktorin Roland Trebicka, për të cilin tha se ishte i sëmurë me kancer në mushkri. Dhe për shkak se në teatër nuk kishte ngrohje, ai ngrohte duart me filxhanin e çajit.

“Administrata jonë nuk ka respekt për artistët. Kurse Ermal Meta rritet në dashuri dhe ngrohtësi artistike. Ai ka rrethana shumë të ndritshme. Ne dridhemi. I madhi Roland Trebicka ngrohte duart në filxhanin e çajit për shfaqjen e Ismail Qemalit. Këto janë tmerre. Këto janë të vërteta. Po dridhej, si sëmurë me kancer në mushkri”, tha ai


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.