Kryesore

Autoriteti i Dosjeve jep alarmin: 4 kandidatë për KLP e KLGJ kanë qenë bashkëpunëtorë të komunizmit

19:37 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanë pasur të shkuar si bashkëpunëtore të sigurimit të shtetit, por përsëri tentojnë të përfshihen në kupolën e drejtësisë. Bëhet  fjalë për kandidatët për anëtarë në institucionet e reja të drejtësisë. Nga 835,  mbi 10 prej tyre kanë rezultuar spiunë pas hapjes së dosjeve.




A ke rezultuar që disa të kenë qenë bashkëpunëtorë?

“Le të themi se 3 deri në 5 % kanë qenë.” thotë Skënder Vrioni nga Autoriteti i Dosjeve:

Edhe nga kandidatët për Këshillat e Lartë Gjyqësorë dhe Prokurorisë, hapja e dosjeve ka nxjerrë se, 4 prej tyre figuronin si bashkëpunëtorë dhe 2 të tjerë si të përfshirë në gjyqe politike. Dokumentat iu përcollën Kuvendit dhe Avokatit të Popullit, por sipas PD-së dy prej tyre arritën të bëhen finalistë.

“Ka verifikuar 64 figura të tilla të cilat kanë kaluar filtrimin nga ana e autoritetit, ku mund të themi se nmë masën 3 deri në 5 % ka patur figura me problematika. Jo vetëm si bashkëpunëtorë të sigurimit, por dhe gjyqtarë dhe prokurorë  në procese politike të posaçme”. thekson Vrioni

Shpërndarja e informacionit në disa arkiva si dhe zhdukja e një pjesë të tij, krijon vështirësi për Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Mariglen Kasmi, anëtar i kësaj strukture pranon se dikush edhe mund t’u shpëtojë filtrave.

“Sigurisht që mund të ndodhë për vetë faktin se ky është një dokumentacion i trashëguar dhe ne e kemi marrë në këtë fazë, madje në një pjesë të madhe të painventarizuar. Por nga ana tjetër ne jetojmë në një shoqëri të hapur. Dhe kur ka diçka që nuk shkon ne vazhdojmë kërkimet dhe gjejmë diçka më pas”.  përfundon ai/Klan Plus


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.