AKTUALITET

Bllokohet nga dëbora Qafë-Thana, në Elbasan ka përmbytje

18:46 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një radhë prej 1 kilometër është krijuar në Qafë-Thanë  si pasojë e reshjeve të dëborës. Gazetari i Gazetës Shqiptare, Fatmir Popja raporton se qarkullimi në aksin Përrenjas-Qafë-Thanë është bllokuar.




Shumica e drejtuesve të automjeteve nuk përdornin zinxhirë duke bërë që të mbeten të bllokuar. Policia lejon vetëm ato automjete që janë të pajisura me zinxhirë.

Reshje të dendura dëbore kanë rënë dhe në Librazhd, ndërsa me vështirësi kalohet edhe në aksin Librazhd-Përrenjas.

Ndërkohë në Elbasan ka dalë nga shtrati përroi i Treganit dhe janë përmbytur 30 hektarë tokë, ndërsa rrezikohen dhjetëra banesa.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.