Aktualitet

Bora mbulon Shqipërinë, Emergjencat Civile: Këto janë akset më problematike!

20:05 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare

Moti i keq dhe reshjet e 24 orëve të fundit të shiut dhe borës kanë shkaktuar problemet e para në disa qarqe të vendit.

Emergjencave Civile bëjnë me dije se në zonën veriore ka pasur reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët deri mesatar dhe lokalisht të lartë prej orëve të mesditës.

Ndërsa në zonat malore në lartësitë mbi 400 metër ka pasur reshje dëbore.

Në zonën qendrore ka pasur reshje shiu të herë pas hershme, fillimisht me intensitet të ulët dhe më pas me intensitet mesatar dhe të lartë, breshër lokal pas mesdite.

Në zonën jugore ka pasur reshje shiu të herë pas hershme, shtrëngata dhe stuhi lokale. Intensiteti më i lartë i reshjeve ka qenë në pjesën e dytë të ditës, shoqëruar me breshër të izoluar.

Ndërkohë që situata sipas qarqeve paraqitet e tillë:

Qarku Shkodër.

Bashkia Shkodër.

Aksi rrugor rural Shkodër-Theth është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Qafë Thore. Dëbora vazhdon të bjerë.

Aksi rrugor rural Shkodër-Breg Lumi, në vendin e quajtur Mali Shoshit, është i bllokuar pasi ka rreth 30 cm dëbore. Dëbora vazhdon të bjerë.

Bashkia Malësi e Madhe.

Aksi rrugor rural Selcë-Vermosh është i kalueshëm me zinxhirë pasi ka rreth 30 cm dëbore. Dëbora vazhdon të bjerë.

Aksi rrugor rural Koplik-Razëm-Bogë është i kalueshëm. Në këtë aks rrugor ka rreth 20 cm dëbore që vazhdon të bjerë.

Bashkia Vau Dejës.

Akset rrugore jane te kalueshme ne zonat malore te bashkise Vau Dejes vazhdojne rreshjet e debores.

Bashkia Pukë.

Territori i bashkisë Pukë prej mëngjesit është përfshirë nga reshjet e borës.

Deri në këto momente situata paraqitet e qetë dhe pa probleme, ndërkohë që reshjet e dëborës vijojnë të bien me intensitet të lartë. Trashësia e borës në qytet është 3 cm, ndërsa në lartësitë malore i ka kaluar 20 cm.

Të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale në territorin e bashkisë Pukë janë të kalueshme pa probleme. Në akset rrugore nacionale mjetet e subjektit kontraktor që mirëmbajnë këto akse po punojnë me intensitet. Në aksin rrugor nacioanal Pukë-Fushë Arrëz, si dhe anasjelltas,  është e domosdoshme hedhje më shumë e kripës në rrugë, pasi në disa pika ka rrezik rrëshqitje të automjeteve.

Një mjet fadromë që disponon bashkia është në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast kur është e nevojshme.

Bashkia Fushë-Arrëz.

Akset rrugore nacionale janë të hapura. Në disa segmente kalimi është me vështirësi dhe rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Aksi rrugor rural Fushë Arrëz-Iballë është hapur dhe po punohet për mbajtjen hapur të tij pasi reshjet e dëborës po vazhdojnë të bien dhe i kalojnë 50 cm në disa segmente të tij. Akset rrugore rurale të tjera që lidhin njësitë administrative të kësaj bashkie janë aktualisht të hapura dhe kalimi bëhet nga mjetet foristrada por është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.

Një fadromë e bashkisë vazhdon të punojë për të penguar bllokimin e segmenteve rrugore.

Qarku Kukës.

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës dhe pjesërisht ato të shiut të shoqëruar me erëra të forta nga verilindja.

Akst rrugore.

Aktualisht akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë nën prezencën e borës dhe efektin e rënies së gurëve dhe dherave prej skarpateve.

Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga këto kushte atmosferike:

Rruga e Kombit është e kalueshme normalisht. Po punojnë 4 borëpastruese dhe 4 janë në gatishmëri. Lartësia e borës në Tunel-Kalimash është 20 cm.

Aksi rrugor Kolsh-Qafë Shllak është i kalueshëm normalish. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 2 janë në gatishmëri. Lartësia e borës 5 cm.

Aksi rrugor Kukës-Bushtricë është i kalueshëm normalisht. Në gadishmëri janë 2 borëpastruese. Lartësia e borës 2 cm.

Aksi rrugor Kukës-Ura e Zapodit e kalueshme normalisht. Në gadishmëri 1 borëpastratuese e 1 fadromë.

Aksi rrugor Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam është i kalueshëm normalisht. Po punojnë 1 borëpastruese dhe 1 fadromë. Lartësia e borës Qafë Tobli është 3 cm dhe në Qafë Prushi është 5 cm.

Aksi rrugor B.Curri-Kam është i kalueshëm normalisht. Po punojnë 2 borëpastruese. Lartësia e borës në QafëLuzhë është 4 cm.

Aksi rrugor B.Curri-Valbonë është i kalueshëm normalisht. Po punojnë 3 borëpastruese dhe 1 fadromë. Lartësia e borës është 40 cm në Valbonë.

Aksi rrugor Qafë Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj është i kalueshëm normalisht. Po punojnë 2 borëpastruese. Lartësia e borës në Qafë Morinë është 3 cm.

Gjithsej nga firmat kontraktore janë vënë në punë 16 mjete me 64 punëtorë, 10 mjete janë në gatishmëri.

Akse të bllokuara.

Aksi rrugor rural që lidh fshatin Lojme të njësisë administrative Zapod me bashkinë Kukës.

Aksi rrugor rural që lidh njësisë administrative Arrën me bashkinë Kukës.

Kanë punuar nga bashkitë 15 punonjës dhe 4 mjete.

Qarku Elbasan

Gjatë mesditës pati reshje të dendura dëbore dhe për këtë arsye pati vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor nacional Librazhd-Qafë Thanë. Menjëherë pati angazhim të strukturave dhe subjekteve kontraktore nga Prefekti i Qarkut Elbasan. Policia rrugore udhëzoi drejtuesit e automjeteve të vendosnin zinxhirët për qarkullimin në këtë aks rrugor. Subjekti kontraktues angazhoi mjetet borëpastruese për pastrimi e dëborës. Situata u normalizua në një kohë të shpejtë. Aktualisht, në këtë aks rrugor qarkullohet normalisht por me përdorimin e zinxhirëve prej automjeteve.

Qarku Dibër

Sot i gjithë qarku Dibër u përfshi paradite ngareshje të dobëta shiu dhe dëbore, ndërsa në orëte pasdites reshjet e shiut filluan me intensitetmë të lartë, shoqëruar me dëborë të dendur qënë disa zona arriti deri në 40 cm.

Aktualisht rreshjet vazhdojnë por me intensitetmë të ulët.

Për shkak të reshjeve gjendja në infrastrukturënrrugore paraqitet si me poshte vijon :

Në të gjithë qarkun rrugët nacionale janë tëqarkullueshme.

Problem është çfaqur në segmentin e aksitrrugor nacional Qafë Bualli-Martanesh, bashkiaBulqizë, pasi nga reshjet e dëborës ështëbllokuar ky segment, por po punohet me fadromë nga subjekti kontraktor, i cili po mbankëtë aks rrugor të hapur.

Problem përben segmenti rrugor nacional Ura e Qytetit-Zerqan, bashkia Bulqizë, ku ka prani tëmbi 25-30 cm dëborë, rruga e bllokuar. Po punon subjekti kontraktor për për hapjen e saj.

Gjithashtu, problem në qarkullim nga reshjet e dëborës përben rruga nacionale Ura e Çerenecit-Steblevë, ku kalohet me vështirësi.

Rruga rurale Klenjë-Trebisht-Ostren, është e bllokuar pasi ka prani të mbi 40 cm dëborë.

Në bashkinë Dibër, problem nga dëbora përbenrruga rurale Selishtë-Peshkopi dhe rruga ruralePeshkopi-Lurë, në të cilat kalohet me vështirësipasi ka prani të mbi 30-35 cm dëborë.

Në pikën doganore të Trebishtit si pasojë e rënies së inerteve dhe borës në rrugë ka pasur një bllokim të përkohshëm të aksit rrugor por mjete dhe forca nga bashkia Dibër dhe subjektit kontraktor kanë punuar dhe normalizuar situatën. Aktualisht ky aks rrugor është i kalueshëm.

Qarku Korçë

Gjatë mesditës pati reshje të dendura dëbore dhe për këtë arsye pati vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor nacinal Pogradec-Qafë Thanë. Prefekti i Qarkut Korçë angazhoi menjëherë të gjithë strukturat përgjegjëse dhe subjektet kontraktore të mirëmbajtjes së këtij aksi rrugor. Policia Rrugore ju dha udhëzim drejtuesëve të automjeteve që të vendosnin zinxhirët për qarkullimin në këtë aks rrugor. Subjekti kontraktues angazhoi 5 mjete borëpastruese për pastrimi e dëborës. Situata u normalizua në një kohë të shpejtë dhe aktualisht në këtë aks rrugor qarkullohet normalisht por me përdorimin e zinxhirëve prej automjeteve.

Qarku Vlorë

Nga reshjet shumë të dendura të rëna gjatë mesditës në qytetin e Vlorës ka pasur rritje të nivelit të ujit në disa akse rrugore, si më poshtë:

Rruga; Biblioteka – Kisha

Rruga; Pas universitetit.

Rruga; Lagja 10 Korriku (bobinazhi)

Rruga; Hasan Kushta, tek  lokali Albano dhe Romina.

Rrugët janë kaluar me vështirësi për disa minuta, por situata u normalizua dhe aktualishtrrugët janë të kalueshme pa probleme. Strukturat e UK janë në terren.

Të 3 mjetet vetëshkarkuese të tonazhit të lartë të kërkuara nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Vlorë pranë Ministrisë së Mbrojtjes nëpërmjet QKOEC së DPEC për mbushje (përforcimin me gurë), të  argjinaturës dhe trasesë së hekurudhës në Novoselë mbërritën dhe filluan punën gjatë pasdites. Prurjet e lumit Vjosë kanë qenë të larta por nën kufirin kritik dhe nuk kanë krijuar probleme në të gjithë qarkun.

Qarku Durrës

Në skarpatën e digës së rezervuarit të Tapizës është riaktivizuar rrëshqitja e ndodhur disa kohë më parë. Prefekti i Qarkut dhe Bashkia Krujë kanë angazhuar strukturat. Aktualisht nuk ka probleme por po kryhet shkarkimi normal dhe i kontrolluar për të ndërhyrë më pas për të mbushur me gurë, inerte, etj, zonën e rrëshqitjes.

 

Qarku Lezhe

Bien reshje shiu te dobeta. Nuk bien reshje bore. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Tirane

Bien reshje shiu te dobeta dhe lokalisht deri mesatare. Ne lartesite mbi 800 m bien reshje bore te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Elbasan

Bien reshje shiu te dobeta. Ne lartesite mbi 800 m bien reshje bore te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Vetem aksi rrugor Librazhd-Stebleve, segmenti Fushe Studen- Stebleve eshte i bllokuar nga bora prej rreth 50 cm. Po punon subjekti kontraktor per hapjen e ketij segmenti rrugor. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Berat

Bien reshje shiu te dobeta dhe lokalisht deri mesatare. Ne lartesite mbi 800 m bien reshje bore te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Fier

Bien reshje shiu deri mesatare. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Vlorë

Bien reshje shiu mesatare. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Gjirokastër

Bien reshje shiu te dobeta deri mesatare. Ne lartesite malore mbi 900 m bien reshje bore te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Korçe

Ne qytete bien reshje te dobeta shiu te perziera me reshje bore. Ne lartesite mbi 700 m bien reshje bore te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *