Kryesore

Dorëhiqen dy gratë kandidate në PD, ja biznesmeni që do ulet në vend të Halimit: Jam i lumtur

12:40 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy kandidatet për deputetë të PD-së në Berat, Juvina Jani dhe Monika Qose, të cilat ishin pretendente për të marrë karrigen e deputetes pas largimit nga jeta e parlamentare të Eduard Halimit janë tërhequr përfundimisht nga lista.




Pas kësaj, mandati duket se do t’i kalojë biznesmenit Astrit Veliaj, i cili në një prononcim për News 24, është shprehur i lumtur që do të ulet në karrigen e deputetit.

I lumtur që do jem deputet, kam qenë edhe më parë. Jam prej 20 vitesh pjesë e PD. Kam ruajtur reputacionin tim në biznes. Vendimi i dy grave për t’u tërhequr nga gara, ishte personal”, ka thënë Veliaj.

Kujtojmë se Eduard Halimi ishte i pari i listës së Beratit, ndjekur nga Astrit Veliaj, Lefter Maliqi, Bujar Hoxhaj, Myslim Haxhin, Juvina Jani dhe Monika Qosja. Mandati i takonte Astrit Veliajt, por për shkak të mosplotësimit të kuotave gjinore duhet t’i shkonte direkt mandati Juvina Janit. Duke qenë se kjo refuzoi,  mandati i shkonte gruas tjetër në listë,Qosjes, por edhe kjo e fundit refuzoi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.