POLITIKË

A është Genc Ruli një peshk i madh? Ish-ministri befason me përgjigjen

22:05 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Privatizimi i CEZ, privatizimi i OSHEE, akuzat e deputetëve të mazhorancës, dhe çështje të tjera sensitive janë sqaruar mbrëmjen e sotme nga ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli. Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, Ruli është ndalur tek dëshmia e tij në Prokurorinë e Tiranës disa ditë më parë, sa i takon çështjes CEZ.




Gazetarja Eni Vasili pyeti ish-ministrin e PD edhe sa i takon një termi mjaft të komentuar muajt e fundit, “kapja e peshqve të mëdhenj”.

“Do ishit ju një peshk i madh?”, pyeti Vasili, por përgjigjja e ish-ministrit ishte mjaft e goditur:

“Peshq, balena, çfarë të duan. Nuk i njoh shumë peshqit, përveç dallimit që mëson nga kurioziteti fëminor, pra që dallon balenën nga cironka”, tha Ruli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.