Kryesore

Eurodeputetja thirrje politikanëve shqiptarë: Luftoni korrupsionin

11:01 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri, në sesionin e dytë të tryezës foli për korrupsionin në vendin tonë.




Eurodeputetja Monica Macove, theksoi se forcat politike duhet të luftojnë më fortë kundër korrupsionit në Shqipëri.

 “Opozita dhe mazhoranca duhet të kuptojnë se korrupsioni çon në varfëri. Paratë e buxhetit janë para që dalin nga xhepat e qytetarëve. BE pret nga Shqipëria përpjekje të intensifikuara dhe rezultate të matshme. Nuk mjafton që vetëm thjesht të krahasoni me të shkuarën por qeveria të ecë më përpara dhe duhet të shohë shembujt pozitivë në Europë. 

E kam dëgjuar jo vetëm në Shqipëri se nuk ka korrupsion vetëm në Shqipëri por dhe në vende të tjera, cfarë problemi ka nëse ka korrupsion? Kjo është një përgjigje që ne mund ti përgjigjemi shumë shpesh. Nëse ne brenda BE kemi disa vende me nivel të lartë korrupsioni atëherë pse na duhet të marrim dhe një vend tjetër me nivel të lartë korrupsioni.

Nëse kemi dy probleme pse duhet të shtojmë një problem të tretë brenda shtëpisë. Nuk është argument i mirë nëse thoni se nuk jemi ne i vetmi vend që kemi korrupsion ka dhe vende të tjera. Unë do ju rekomandoja të mos e përdorni këtë argument”,-deklaroi ajo.

Gjithashtu, Macovei komentoi dhe shqetësimin e PD, përsa i përketë shitblerjes së votës dhe raportit të OSBE/ODIHR.

 “Në raportin e OSBE/ODIHR thuhet se zgjedhjet kanë qenë në përputhje me standardet. Rekomandimet janë që reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse”, u shpreh Macovei


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.