EKONOMI

Flet ish-ministrja: Përfitimet që do ketë Shqipëria nëse BE çel negociatat

19:32 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PS, Milva Ekonomi, ish-ministre e Ekonomisë, thotë se Shqipëria do ketë përfitime ekonomike nëse BE vendos të çelë negociatat e anëtarësimit.




E ftuar në Report Tv, Ekonomi tha se hapi i parë pas çeljes së negociatave është përshtatja e legjislacionit. Sipas saj, një vend kandidat për në BE është më i besueshëm nga investitorët e huaj të cilët siç theksoi Ikonomi do sjellin investimet e tyre në projekte infrastrukturore apo energjetike.

“Kur hapen negociatat, t’i përafron sistemin legjislativ, tregtar, doganor, të ekonomisë së tregut – i përshtat me BE-në. Kjo të tregon që rruga jote drejt BE do ketë këto afate kohore dhe dihet afati se kur do afrohesh,nuk ka gjëra të paparashikueshme. Duke qenë se rrugëtimi është i parashikueshë, kjo i jep mundësi investitroëve të huaj që të bëjnë kujdes te Shqipëria dhe Ballkani. Pra, sa para do hedhin ata në ekonominë e vendit për projjekte në infrstruktturën rrugore, energjetike etj. Dhe nevoja për kompani kombëtare e ndërkombëtare, e prezenca e investimeve të huaja është më e fortë.  Si dhe çon drejt hapjes së degëve të reja të ekonomisë. Këto sjellin një përmirësim të jetës ekonomike, sa më demokratik të bëhet vendi, sa më shumë të zbatohet ligji dhe nuk ka hierarki të caktuar që të shpëton nga presioni i ndëshkimit, demokracia merr një formë tjetër dhe qytetarët janë më të mbrojtur, sepse zbatimi i ligjit është tashmë kusht”, u shpreh Ekonomi.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Me gjithe respektin per Znj. Ekonomi nuk di pse mu kujtua batudat tek “prefekti” i B.Levonjes ku “Qazim Mulletit (Jo Ai reali por ate te sajuar) perpara katunarve: “A e dini mre juve se cosht Facizmi? Njeku po ja u them une.Facizmi sita them oshte si top Hasude me sheqer”.Duke pretenduar se njoh fushen e projektimit te porteve detare jam Habitur si ka mundesi nje Ministre Te trumbetoje ndertimin e nje pordhe ne Karpen te Kavaajes qe do ishte nje port gjigand me punesim 70 000 vende pune.Dhe ky rast,sipas ministres vjen nje here ne 100Vjet.Brockulla te tilla nuk ta kap truri dhe kerkon te na tregoje “Perfitimet” sa po te hapen negociatat dhe do vershojne investitoret, Per cfare moj ndrikull do vine ,. HEC-et i shitet, naften po, mineralet gjithashtu,ah po harrova bregdetin e virgjer qe e kane shkaterruar.Mjaft u Tallet me veten o mashtrues ordinera..turp

    Përgjigju ↓