AKTUALITET

FOTO/ Përmbytet Vlora, lagjet dhe rrugët “pushtohen” nga uji

17:52 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reshjet e dendura të shiut, kanë rikthyer edhe një herë situatën e rënduar të përmbytjeve, në zona të ndryshme të vendit.




Në Vlorë, situata paraqitet më e rëndë, me lagjet dhe rrugët nën ujë. Mësohet se Bulevardi Vlorë-Skelë, lagja “Pavarësia”, lagja “29 Nëntori”, lagja “1 Maji”, dhe shumë rrugë të tjera janë nën ujë nga reshjet e rëna.

Kjo ka krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor, dhe jo vetëm. Po ashtu vështirësi ka pasur edhe në portin e Vlorës, për shkak të erërave të forta, dhe vështirësive të anijeve për të ankoruar.

28033743_2268548523159186_1028327691_o 28034010_2268567403157298_1596893362_o 11-5
<
>

Nga ana e saj Bashkia Vlorë u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes, pasi reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Njoftim ! Sipas meteorologëve parshikohen shira dhe erëra të forta në Vlorë  Të gjithë punonjësit e Bashkise Vlorë janë në gadishmëri të plotë Ju lutemi merrni masat për të shmangur përmbytjet në banesat apo bizneset tuaja.” thuhet në njoftimin e Bashkisë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.