Aktualitet

Gjykata rrëzon përballjen e Markut me Rovena Gashin

15:47 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare

Në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca gjyqësore për padinë e ish-drejtoreshës në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi. Kjo e fundit kallëzoi titullarin e institucionit, kryeprokuroren Arta Marku për largim të padrejtë nga puna.

Ndërkaq, Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Rovena Gashit që në seancë të paraqitet edhe kryeprokurorja Marku, kërkesë kjo e bërë javën e shkuar.

Gjykata e rrëzoi kërkesën me arsyetimin se Marku ka përfaqësuesin e saj ligjor.

Çlirim Gjata, avokati mbrojtës i Gashit u shpreh se kryeprokurorja ka frikë të përballet me sallën e gjyqit. Ai theksoi se shkarkimi i klientes së tij erdhi pas dorëzimit në KQZ të kërkesës për heqjen e mandatit të dy deputetëve.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *