Show-Bizz

Katy Perry dhe Orlando Bloom sërish bashkë?

15:16 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qarkullojnë fjalë se ylli i muzikës pop Katy Perry dhe aktori Orlando Bloom janë bashkuar pasi vitin e kaluar e pranuan hapur se janë ndarë. Një lajm i tillë vjen pasi muajin e kaluar u tha se çifti ka qëndruar në të njëjtin resort në Maldive.




“Ata janë bashkuar sërish. Katy dëshiron që tashmë të funksionojë lidhja e tyre”-është shprehur një burim për revistën “The Sun”.

“Ajo u përpoq, por nuk mundi të ndahej prej tij. Katy Parry është vërtet e interesuar për Orlando Bloom”-ka shtuar më tej po i njëjti burim.

Megjithatë, sipas disa mediave, edhe pse ishin ndarë, çifti e vazhdonte komunikimin mes tyre. Madje shpesh herë ata i bënin edhe “like” njëri-tjetrit në “Instagram”.

Por jo vetëm kaq! Ka pasur raste që edhe kanë flirtuar me njëri-tjetrin nëpër rrjetet sociale.

Një lajm i tillë për çiftin vjen menjëherë pas lajmit të disa ditëve më parë, kur Katy Perry shprehej se dëshironte të kishte fëmijë në një të ardhme të afërt, por jose përpara të largonte tërësisht dramat e fëmijërisë. /J.K


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.