EKONOMI

Kompesimi i pronarëve, 20 ditë afat kohë për ankimim në gjykatë

13:48 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Pronarët që janë njohur me vlerësimet financiare të vitit 1997 kanë të drejtë edhe 20 ditë për t’u ankuar në Gjykatën e Administrative.




Në rast se pronarët që nuk janë dakord me vlerësimin nuk paraqesin akimimin brenda afateve vendimi kthehet në titull ekzekutiv dhe ata s’mund të ndjekin më asnjë rrugë ligjore për korrigjimin e vendimit.

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar procesin e vlerësimit financiar të vendimeve përfundimtare për dosjet e vitit 1997, të cilat kanë njohur të drejtën e kompensimit të subjekteve të shpronësuar në të gjithë vendin.

Në përfundim të procesit të verifikimit të vendimeve të administruara pranë arkivit së ATP-së, u identifikuan gjithsej 1’462 vendime të vitit 1997, të cilat kanë njohur të drejtën e kompensimit të subjekteve të shpronësuar.

Të dhënat lidhur me numrin e vendimit, gjeneralitetet e subjekteve të shpronësuar, sipërfaqja e njohur për kompensim, vlerësimi financiar përkatës apo mangësitë në dokumentacion dhe problematikat në vlerësim, jepen të detajuara për çdo dosje.

Aplikimi për kompensim
Pronarët që janë dakord me vlerësimin e ATP-së kanë gjashtë muaj kohë për të plotësuar dokumentet.

Përfituesit duhet të dorëzojnë në ATP nëntë dokumente për të marrë 20 % të vlerës së pronës në para dhe 80 % kompensim fizik. Shifrat janë bërë të ditura nga burime zyrtare pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave sipas të cilave mësohet se të gjithë pronarët, për dosjet e të cilëve është dhënë një vlerësim duhet të paraqiten në agjenci për të dorëzuar: kërkesë për kompensim; konfirmimin nga ZVRPP përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës që kompensohet dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerjes (nëse është njohur në vendim); dëshmi trashëgimie; prokurë; deklaratë noteriale të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar; deklaratë noteriale të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar; vërtetim për numrin e llogarisë bankare; dokument identifikimi dhe mandat pagese.

Dokumentet

1. Kërkesë për kompensim.
2. Konfirmimin nga ZVRPP përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës që kompensohet dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerjes (nëse është njohur në vendim).
3. Dëshmi trashëgimie nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtarëve.
4. Prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, ku si tagër i nevojshëm të jetë dhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre.
5. Deklaratë noteriale të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, si dhe nëse këto subjekte kanë qenë apo jo të paditur apo persona të tretë në proceset, për të cilët ata aplikojnë për kompensim, janë kundërshtuar apo jo gjyqësisht nga ana e tyre, si dhe, nëse këto subjekte kanë qenë të paditur apo persona të tretë në proceset gjyqësore me objekt ankimin e vendimit, për të cilin ata aplikojnë.
6. Deklaratë noteriale të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse kanë përfituar apo jo nga dispozitat e ligjit për ndarjen e tokës bujqësore.
7. Vërtetim për numrin e llogarisë bankare.
8. Dokument identifikimi.
9. Mandat pagese.

 

Listën e gjeni të plotë në “Gazeta Shqiptare” print në çdo pike shitje të gazetave

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.