BOTA

Ministri jep dorëheqjen pasi kishte gënjyer

17:56 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Jashtëm i Holandës ka dhënë dorëheqjen pasi pranoi se kishte gënjyer për pjesëmarrjen në një takim të organizuar nga Presidenti rus Vladimir Putin.




Ministri, Halbe Zijlstra,  njoftoi të martën dorëheqjen e tij, teksa u shpreh:

“Sot nuk shoh asnjë mundësi tjetër sesa t’i dorëzoj dorëheqjen time madhërisë së tij Mbretit. Holanda meriton një ministër që është mbi çdo dyshim”.

Ministri i Jashtëm u përball me thirrjet në rritje të opozitës për të dhënë dorëheqjen pasi ai pranoi të hënën se kishte marrë pjesë në  një takim të organizuar nga Presidenti rus Vladimir Putin një dekadë më parë.

Zijlstra, një anëtar i partisë VVD të qendrës së djathtë të kryeministrit Mark Rutte, më parë pretendoi se ishte i pranishëm në takimin e vitit 2006-ë, ku Putin bëri komente të diskutueshme rreth “Rusisë së madhe”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.